Në Gjykatën e Lartë lirimi i 3 gardistëve
04/03/2011 Prokuroria e Apelit bën rekurs pas lirimit të Ahmetajt, Çelës dhe Nikollit
Rekursi pritet të përpilohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit
TIRANE- Prokuroria e Apelit ka vendosur të çojë tre gardistët e liruar në Gjykatën e Lartë, ku do i kërkojë kësaj të fundit rikthimin e tyre në burg. Burime pranë akuzës thanë se rekursi në Gjykatën e Lartë, pritet të përpilohet mënjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi të lirojë nga qelia tre efektivët e Gardës që Prokuroria i kishte arrestuar si autorë të dyshuar në vrasjet e katër demonstruesve të PS-së. Gëzim Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, janë liruar dy ditë më parë, pasi togat e zeza konstatuan se arrestimi i tyre ishte bërë në mungesë të provave materiale. Në këto kushte gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, duke bërë që aktualisht për ngjarjen e 21 janarit të qëndrojë i izoluar në burg vetëm majori i Gardës, Agim Llupo. Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria se është autor i vrasjes së demonstruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi. Për të hedhur dritë mbi tre vrasjet e pazbardhura, një javë më parë organi i akuzës ka sekuestruar dhe 25 armë të tjera nga Garda e Republikës, të cilat po i nënshtrohen ekspertizës. Një tjetër provë e rëndësishme për Prokurorinë që do të hedhë dritë mbi hetime është dhe predha e gjetur në trupin e të vrarit Aleks Nikaj, e cila pritet të vijë nga Turqia, për t’iu nënshtruar ekspertimit. Tre gardistët e njësisë speciale u arrestuan më 10 shkurt, si të dyshuar se kishin qëlluar me armë më 21 janar, ku për pasojë gjetën vdekjen katër demonstrues, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Megjithatë, vonesa në kryerjen e akteve të ekspertimit ka sjellë lirimin e tyre. Deri në këtë fazë të hetimit rezulton se janë ekzaminuar dy prej tre predhave të gjendura në trupat e viktimave, konkretisht predhat e gjendura te viktimat Veizi dhe Myrtaj.