Ina Rama nga Anglia kërkon asistencë për “21 janarin”
04/03/2011 Takime me homologun britanik
TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama është shprehur tepër e sigurt për mbështetjen që i ka dhënë homologu anglez, lidhur me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Pas kthimit nga Londra, ku Kryeprokurorja kishte udhëtuar për të kërkuar asistencën e prokurorëve anglezë në hetimin e 21 janarit, numri një i Prokurorisë është shprehur se tashmë ka marrë mbështetjen e duhur. Gjatë qëndrimit në Angli Rama ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Anglisë, Dominic Grieve, ku kanë diskutuar për dhënien e asistencës teknike për hetimin e demonstratës së 21 janarit. Nuk dihet me saktësi nëse Rama dhe Grieve kanë rënë dakord për kryerjen e ndonjë ekspertize të armëve të Gardës në Angli, por burime pranë Prokurorisë thanë se në kushtet që ndodhet hetimi, ka mundësi që një bisedë e tillë mes Kryeprokurores Rama dhe Dominic Grieve të jetë kryer. Shumë nga ekspertizat e armëve të Gardës s’kanë përfunduar dhe për pasojë dhe vetë hetuesit e çështjes janë në mjegull, për sa i përket përcaktimit të autorëve të katër vrasjeve.