E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS mësyjnë në KQZ, shtyhet mbledhja

Shkak në fakt, është bërë zënia e karriges së përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, nga një deputet i Partisë Socialiste.

Ristani kërkoi që karrigia të lirohej por deputeti opozitar e kundërshtoi këtë kërkesë. Përballë kësaj situate, Ristani u ngrit dhe u largua nga KQZ-ja, duke vendosur që seanca të shtyhej për një moment tjetër. Në sallën e mbledhjeve në KQZ po qëndrojnë disa deputetë socialistë, si Taualant Balla, Tom Doshi, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Sajmir Tahiri, etj.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj e konsideroi si një maskaradë politike mbledhjen e KQZ-së. “Padyshim jemi këtu të ndjekim këtë mbledhje të KQZ në fakt që nuk është gjë tjetër veç një maskaradë politike dhe që po përdoret si një instrument politik i Berishës për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit. Jemi këtu që ti shkojmë deri në fund të vërtetës, të vërtetës që ndodhet në kutitë e votimit dhe që mbrohet me ligj.
Ai projekt/akt është shkruar shpejt, gabim dhe është i kundraligjshëm. Ky projekt ka një qëllim dhe vetëm një, të deformojë rezultatin e 8 Majit të kalojë të drejtën e votuesve në krah të Sali Berishës. Ristani nuk është gjë tjetër veç një mashë e Berishës për të marrë atë që do”, u shpreh Xhafaj. 

 /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-17 14:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›