E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërimi në Njësinë 5 kryeson Seitaj e PS, në tavolinë gjendet 1 fletëvotimi

TIRANE- Në KZAZ 49, që i takon njësinë nr 5 ka nisur në mesditë numërimi për votat për kryetaren e kësaj njësie bashkiake si dhe për këshillin bashkiak të kësaj njësie.

Sa i përket kryetares së njësisë bashkiake nr 5, janë numëruar 5 nga 65 kutitë që janë gjithsej, dhe rezultati është Jeta Seitaj e PS-së ka marrë 1532 vota, dhe kryeson me 538 vota kundrejt Erisa Xhixhos e LSI e cila ka marrë 994 vota. Njëkohësisht në këtë KZAZ ka nisur puna dhe për numërimin e votave për këshillin bashkiak të kësaj minibashkie.

Ndërkohë që tabela përmbledhëse e këshillit bashkiak të Tiranës nuk është përpunuar ende për shkak të një defekteti në sistemin online. NEWS24 raporton se po përpunohen këto tabela me dorë.

Ndërkohë që gjatë paradites ka pasur probleme. Në momentet e para të punës si KZAZ kur po bënin gati tavolinat për të nisur procesin e numërimit në tavolinën e grupit të numërimit nr. 1 poshtë platformës së kamerave është gjetur një fletë votimi e një kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës. Komisionerja socialiste e KZAZ 49 tha se “fletën e shënuam në librin e konstatimeve, po mendoj se është një rast që duhet të trajtohet nga KQZ e më tej, pasi është gjetur jashtë procesit të numërimit”, nga ana e komisionerit PD, u tha se “është mbajtur procesverbal”. Komisioneri PD tha se procesi numërimi nuk ishte bllokuar, vetëm se po pritej nxjerrja e rezultateve për këshillin bashkiak.

Sipas tij ka pasur një urdhër verbal nga KQZ për të proceduar duke miratuar rezultatet për këshillin e bashkisë dhe pastaj të fillojë numërimi. “Ne fillimisht gjykuam të ecim paralelisht tani jemi detyruar të mbledhim komisionit të miratojmë rezultatin e zgjedhjeve për këshillin e më pas të filloj numërimin.”
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›