Tritol ne Shiroke hidhet ne ere nje restorant peshku
Një bar restorant është hedhur në erë si rezultat i shpërthimit te një sasie tritoli të vendosur brenda ambienteve të tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shirokës në Shkodër, në pronën e Halit Beqirit, restorant ky i njohur në zonë për përgatitjen e peshkut.
Sipas informacionit të policisë nuk ka patur asnjë dëmtim në njerëz, ndërsa lokali është shkatërruar plotësisht. Nuk dihet sasia e tritolit të vendosur në këtë ambient, por sipas ekspertëve shpërthimi i tij ka bërë që të plasin edhe disa bombula gazi që ndodheshin në kuzhinën e restorantit.
Vetë pronari i lokalit ka deklaruar për gazetarët se nuk ka probleme personale apo konflikte me të tjerë persona, por dyshon se ngjarja ka për motiv konkurrencën.
Gjithashtu policia e Shkodrës dyshon se kjo ngjarje ka për motiv konkurrencën tani në prag të sezonit turistik, por megjithatë po hetohet në disa pista. Flakët në lokal janë shuar nga banorët e Shirokës derisa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset.