Deputetët e PS-së, derë më derë për protestën e 15 marsit
Deputetëve të selisë rozë u kërkohet të ftojnë sa më shumë pjesëmarrës në protestë. Rama vijoi turin derë më derë edhe gjatë ditës së djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë
Shaban Sulçe
Deputetët e Partisë Socialiste do të ndjekin shembullin e kryetarit të tyre, Edi Rama, duke trokitur derë më derë për të ftuar sa më shumë qytetarë në protestën e 15 marsit me moton “Mos harro!” që do të organizojë Partia Socialiste për të përkujtuar tragjedinë e Gërdecit. Burime nga selia rozë bënë të ditur se pjesës më të madhe të deputetëve socialistë u është kërkuar që të bashkëpunojnë me Rrjetin e Vullnetarëve, si dhe me strukturat vendore në zonat e tyre, për të ftuar sa më shumë qytetarë në takimin e 15 marsit. Ashtu siç bëri edhe kreu i PS-së, Edi Rama, në disa prej zonave të Tiranës, e njëjta gjë u është kërkuar edhe deputetëve socialistë për zonat e tyre. Deri ditën e diel, deputetëve socialistë u është kërkuar të ftojnë në takimin që do të organizohet në Tiranë sa më shumë pjesëmarrës, jo vetëm anëtarë të Partisë Socialiste, por edhe qytetarë që nuk janë të angazhuar politikisht.
Nisma
Ka qenë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili dy ditë më parë konkretizoi nismën për fushatën derë më derë me banorët për t’i ftuar ata në marshimin e heshtur të 15 marsit. Të njëjtën gjë Rama e bëri edhe gjatë ditës së djeshme ku, së bashku me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, ka dalë në bllokun e Alliasit dhe ka bërë thirrje për të qenë të gjithë së bashku në këtë manifestim qytetar. “Kemi dalë me vullnetarët për të lajmëruar për manifestimin e ditës së diel, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”. Është 1-vjetori i tragjedisë së madhe që ndodhi në Gërdec dhe duam të bëjmë manifestim të madh qytetar, jo partiak. Të gjithë bashkë, parti, shoqata, familje, sipërmarrje, për një ndryshim të madh. Për nevojën e një bashkimi të ri qytetarësh e qytetaresh, përtej dasive të së vjetrës, përtej kufijve që na kanë vënë politikanët në të gjithë këta vite, në emër të fëmijëve tanë, sigurisë në punë, rrugë, kudo, në emër të nevojës për të përballuar një krizë të madhe dhe të gjithanshme. E, për t’ia dalë, sepse duhet të garantojmë fëmijët tanë. Atdheu është borxhi që u kemi fëmijëve tanë”, - ka thënë Rama.
Manifestimi
Manifestimi i 15 marsit u shpall nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas një takimi që ai zhvilloi me krerët e partive aleate si dhe me drejtuesit e organizatave joqeveritare e sindikatave. PSD-ja, PDS-ja, G99, Shoqata e Ushtarakëve në Lirim, Sindikatat e Minatorëve, Komiteti Kombëtar i Veteranëve, Konfederata e Sindikatave dhe shoqata “Gërdeci” kanë dhënë mbështetjen e tyre duke iu përgjigjur thirrjes së PS-së për t’u bashkuar në këtë manifestim të madh qytetar nën moton “Mos harro!”. Siç konfirmuan pjesëmarrësit, ky manifestim qytetar do të zhvillohet pa flamuj partish, por me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe flamurit europian.
13 Mars 2009