E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stubb, Metës: Shqipëria është histori suksesi

Mesazhi

Shqipëria merr mbështetjen e Finlandës në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian. Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, z. Alexander Stubb, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në këtë vend. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Metën, homologu finlandez tha se “Shqipëria është një histori suksesi. Z. Meta përmendi faktin se para 20 vjetësh Shqipëria ishte totalisht e izoluar, dhe se tani ajo ka një perspektivë të qartë për anëtarësim në BE. Nuk mund t’i rezistoj tundimit për t’ju treguar një anekdotë. Karl Bildt, kur ishte Kryeministër në 1991, mbaj mend që kur u pyet mbi anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Bildt u përgjigj: Nuk e di, por një gjë është e sigurt, që anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do të ndodhë para Shqipërisë. Dhe ja ku jemi sot pra, përkrah Shqipërisë, si anëtare e NATO-s”, tha ai.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›