E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria hap gjashtë përfaqësi diplomatike

Vendimi

Qeveria vendosi dje hapjen e gjashtë përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga rajoni e deri në Lindjen e Mesme. Kështu, dje qeveria mori vendimin për hapjen e ambasadave shqiptare në Sllovaki, Belgjikë, Bosnjë-Hercegovinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Katarr. Sipas vendimeve të qeverisë dje, shpenzimet për hapjen e këtyre përfaqësive do të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha bëri të ditur se përfaqësi të reja diplomatike të Shqipërisë do të hapen edhe në një seri vendesh të tjera si Meksika, Afrika e Jugut, Australia, Norvegjia, Estonia dhe Pakistani. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri shprehu vlerësimet për reformën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme, duke e konsideruar atë shumë serioze.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›