Shqetesimi i Platinise: Shqiptaret pa “Champions”

Liga e Kampioneve pasqyrohet ne nje pjese te kufizuar te territorit shqiptar. I vene ne dijeni per kete, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pervec aneve pozitive qe vuri ne dukje gjate vizites se tij ne Shqiperi, shprehu zhgenjim te menjehershem, qe shqiptaret nuk kane mundesi te shohin ndeshjet e Liges se Kampioneve. E drejta televizive i eshte dhene nje pakete televizive, qe nuk ushtron aktivitet te gjere ne vend. Perkundrazi, nje pakete qe nuk ka eksperiencen e duhur ne treg, teknologjine bashkekohore, madje me keq akoma, ushtron edhe aktivitet lokal, i eshte dhene e drejta e Liges se Kampioneve per kete vit. UEFA parashikon ne rregulloren e saj, mbi te drejten televizive, qe nje televizion apo platforme qe do te pasqyroje ndeshjet e Liges se Kampioneve ne vendet e ndryshme te Evropes, apo me gjere, duhet te kete medoemos licence kombetare. “Nuk jam shume i qarte ne lidhje me te drejten e Liges se Kampioneve ne Shqiperi. Kompeticioni i Liges se kampioneve ka rendesi te madhe dhe duhet pasqyruar sipas rregullave qe ka percaktuar UEFA mbi te drejtat televizive ne vendet evropiane dhe ne kete rast duhet te kete parregullsi,” – tha presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai ka shprehur habi per faktin se ndeshjet po transmetohen ne nje televizion qe nuk mbulon te gjithe territorin shqiptar dhe ne nje platforme me pagese pa licence dhe ka premtuar se do t’i shqyrtoje kete pika, me stafin e tij.
Abuzimi
Ne rastin ne fjale, gjate ketij viti, ndeshjet e Liges se Kampioneve po pasqyrohen nga platforma “Tring”, e cila nuk ka fituar ende nje licence kombetare per te mbuluar territorin shqiptar. Keshtu, eshte shkelur hapur rregullorja mbi te drejten televizive te ndeshjeve te Liges se Kampioneve. Ne asnje vend tjeter te Evropes nuk ka ndodhur qe licencen e ndeshjeve te nje kompeticioni me rendesi, ta fitoje nje platforme me shtrirje te kufizuar, si ne rastin e ketij viti, ne Shqiperi.
Mohimi
Shqiptaret jane aktualisht populli me i privuar ne kontinent per te ndjekur “Champions’. Me pare, ndeshjet jane transmetuar sipas percaktimeve dhe rregullave te UEFA-s. Gjate viteve te fundit, ndeshjet e Liges se Kampioneve transmetoheshin ne te gjithe Shqiperine, sipas standardeve dhe parametrave qe kishte parashikuar institucioni i larte i futbollit nderkombetar, UEFA.
Eshte nje precedent
Kjo eshte hera e pare qe shqiptaret privohen per te pare ndeshjet e Champions League. UEFA eshte organizmi vendimtar, ne nenshkrimin e kontrates per keto transmetime dhe ne ndjekjen e zbatimit te saj. Por duket se kreu i saj nuk eshte i informuar per faktin se pjesa me e madhe e shqiptareve, nuk mund t’i ndjeke keto transmetime, pasi ndeshja me detyrim shfaqet ne nje ekran lokal, sinjali i te cilit mbulon nje zone te kufizuar. Ndersa per perballjet e tjera, shqiptareve tashme u duhet te shpenzojne jo pak para per te blere nje tjeter platforme, kur vetem nje vit me pare ata mund t’i shihnin keto ndeshje ne nje pakete profesionale, te shtrire ne te gjithe Shqiperine dhe me gjere.