E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Deputetët e kanë mirëpritur, e turpshme nëse opozita voton kundër”

28-12-2012 / Gazeta 55

Rezoluta çame - deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri deklaron se nga Partia Socialiste ende nuk ka marrë një prononcim zyrtar

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame. Në një prononcim për mediat, Tahiri ka falenderuar Presidentin Bujar Nishani për mbështetjen që i ka dhënë kësaj rezolute. “Në parlament për atë rezolutë jemi. Dua të falenderoj kryetaren e Kuvendit që më dha fjalën dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar. U kërkova mbështetje gjithë deputetët dhe mendoj që do të jenë edhe ata pjesë e votimit. Falenderoj Presidentin Bujar Nishani për mbështetjen që i dha Rezolutës Çame pasi ka treguar një qëndrim dinjitoz”, theksoi Tahiri.
Sipas tij, rezoluta ka marrë pritje pozitive dhe mbështetje ndërsa theksoi se ende nuk ka marrë ndonjë prononcim nga ana e opozitës për këtë çështje. “Unë e shikoj situatën të ngrohtë nga të gjitha palët. Kemi një Kryeministër që e ka kërkuar çështjen çame që në ‘91. Nuk kërkohet asgjë më tepër se ato që u takon çamëve në këtë rezolutë. Nuk kanë dhënë asnjë prononcim prandaj nuk mund të them çmendim ka opozita. Kjo do të ishte e turpshme për këdo që do të votonte kundër”, u shpreh Tahiri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›