E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deputetët e opozitës do të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të Klinton me medaljen, “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Ceremonisë së nderimit të ish- presidentit, Bill Klinton me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.

Në hyrjen përpara kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë parë deputetët e opozitës si Lulzim Basha, Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu dhe Agron Duka etj. Pas ceremonisë Klinton pritet të mbajë edhe një fjalim përpara shqiptarëve.

Pak orë më parë kryeministri Rama ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në ceremoninë e mikpritjes ku presidentit Klinton.

“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Klinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”- shkruajti Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›