Deputetët grekë akuza të rënda kundër shqiptarëve
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Parlamenti grek ka diskutuar dje në kuvendin helen, në një seancë të posaçme, ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, me shtetin shqiptar. U bë diskutimi në parim i neneve dhe në tërësi i projektligjit të “Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit midis vendeve dhe shoqërive evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së, si dhe midis vendeve kandidate për anëtare në BE, ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e këtij protokolli”. Të parët që kanë marrë fjalën kanë qenë dy referuesit në parlamentin grek për projektligjin, Gjeorgjios Anagnostopulos dhe Efdhoksia Kaili, të cilët u kanë bërë thirrje deputetëve të të gjitha forcave politike të marrin parasysh miratimin e këtij projektligji, pasi kështu ndihmojnë shtetin fqinj dhe më shumë minoritetin grek në Shqipëri që të integrohet një orë e më parë në shoqërinë evropiane me të drejta të plota. Diskutimet kanë filluar menjëherë me sulme dhe kundërshti, madje deri në thirrje ekstreme kundër nënshkrimit të MSA-së me Shqipërinë, kryesisht nga deputetët dhe kryetari i partisë nacional-fashiste greke “LAOS”. Kryetari i kësaj partie, Karaxhaferi, i ka kërkuar menjëherë qeverisë “Karamanlis” si dhe Parlamentit, të mos nënshkruajë këtë protokoll me Shqipërinë, pasi Greqia duhet të hakmerret ndaj vendit fqinj, së pari për respektimin e të drejtave të minoritarëve grekë, si dhe për incidentin që çamët në disa grupe, para pak kohësh në Sarandë deshën të eliminojnë, sipas tij, Presidentin grek, Karolos Papulias. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i zv.ministrit të Jashtëm, i cili i ka dënuar deklaratat e kreut të LAOS-it dhe grupit të tij parlamentar, kundër shpifjeve që lëshon ndaj Shqipërisë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të miratojnë këtë marrëveshje protokollare, pasi kjo i vjen në shërbim në radhë të parë, të ardhmes evropiane të minoritetit grek në Shqipëri. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga radhët e PASOK-ut, ku deputeti i Levadhiasë, Thodhoris Pangalos, i ka karakterizuar deklaratat e deputetëve të LAOS-it dhe kryetarit të saj si “diskutimet e disa deputetëve kanë sjellë fashizmin në sallën e Parlamentit grek, një sallë me demokracinë më të vjetër”. Më tej deputetët e partisë nacional-fashiste LAOS, kanë akuzuar qeverinë Karamanlis se po e kthen Greqinë në një shtet minoritetesh, po emëron në universitete shtetërore profesorë të cilët kanë dhënë leksione dhe kanë shkruar libra për çamët, po kërkon të bëjë një ligj për minoritetet ku disa nga profesorët grekë kanë vendosur se përkrah minoritetit vlleh, turk kanë shtuar edhe atë të arvanitëve dhe maqedonasve të Egjeut. Madje, duke shkuar deri në ekstrem, deputetët e kësaj partie i kanë kërkuar nga salla e Parlamentit kreut të qeverisë, Karamanlis, të mos emërojë pedagogë grekë në universitete që kanë mbajtur leksione dhe kanë bërë libra për çështjen çame apo atë arvanite. Në fund të diskutimeve, qeveria greke dhe deputetët e Demokracisë së Re, janë deklaruar hapur duke u dërguar, sipas tyre, edhe një mesazh se “ne do ta nënshkruajmë protokollin e MSA-së por qeveria Berisha dhe shteti shqiptar ta dijë se Greqia merr vesh gjithçka bëhet në Shqipëri”.
LAOS-Kiriakos Thelopulos: “Ku i çoni shqiptarët në Evropë? Ku të shkojnë ata në BE-, ata janë të gjithë trafikantë, këtë e pranon edhe ish-ministri i Rendit i qeverisë Karamanlis . E ka pranuar me gojën e tij se në Shqipëri ka uzina të përpunimit të drogës. Ata janë të gjithë trafikantë droge dhe armësh, nuk janë njerëz”.
NED - Deputeti i Janinës, Pandukas: “Është e padiskutueshme se e ardhmja e minoritetit grek në Shqipëri vjen ndërmjet hyrjes dhe rrugës së Shqipërisë drejt Evropës. BE-ja i ka kërkuar në një nga pikat e kushteve edhe të drejtat e plota të minoritetit grek në Shqipëri. Dhe ato janë që nga shkollat, gjuha në vendet ku banojnë dhe në komunat dhe bashkitë ku drejtohen nga minoritarët grekë të flitet në këto mbledhje në gjuhën greke, si dhe formimin e forcave ushtarake simbolike minoritare në shërbim të traditës së tyre disavjeçare. Hyrja e Shqipërisë në BE, do të bëhet vetëm kur qeveria shqiptare të zbatojë pikë për pikë kërkesat e OMONIA-s dhe gjithë minoritetit grek”.
LAOS - Karaxhaferi: “Unë nuk them të mos hyjë Shqipëria në BE, duam të hyjë. Po keni dëgjuar që ka disa kritere dhe kushte. Harruat çfarë i bënë grupe të tëra çamësh në Sarandë, Presidentit të Greqisë, vorioepirotit Karolo Papulias. Ne nuk thamë që të mos hyjnë, po duhet t i bëjmë të vuajnë shqiptarët, t i shtrëngojmë pak. Ku e dimë se është mbyllur përfundimisht çështja çame, mos na del një ditë të bukur nga zyrat e Brukselit kur të kenë hyrë shqiptarët në BE. Nëse qeveria Karamanlis na dëgjon, siç na dëgjoi për veton me Maqedoninë, të na dëgjojë edhe për Shqipërinë, do të ecë përpara në politikën e saj të jashtme.
LAOS - Athanasios Plevris: “Politikën që po ndiqni me Shqipërinë, e keni ndjekur edhe me Turqinë. Çfarë po prisni, ato që po ndodhin me Turqinë të ndodhin edhe me Shqipërinë? Do Shqipëria të hyjë në BE? Të fillojë me zbatimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe pastaj të hyjë në BE. A e dini se, nëse kryetari i shoqatës së himarjotëve që në 2003 në zgjedhjet lokale të Shqipërisë, çoi flamurin grek në mes të qytetit flamurin e vet, do të shkojë në Shqipëri, do të arrestohet dhe futet në burg? Po pyes: Çfarë po bëhet me minoritetin tonë në Shqipëri? Politika që po ndiqni me Shqipërinë është një politikë kundër grekëve që janë në Shqipëri”.
PASOK - Deputeti Beglis: “Pas diskutimeve të errëta të deputetëve dhe kryetarit të LAOSI-it, do të duhet t i kthehemi diskutimit të qetë për miratimin e MSA-së me Shqipërinë. Pasi kjo është rruga e vendit fqinj dhe gjithë vendeve të Ballkanit, rruga drejt BE-së. Greqia ka qenë iniciatore e kësaj strategjie dhe nuk duhet ta braktisë këtë iniciativë dhe strategji të saj, integrimin e gjithë Ballkanit në Evropë. Janë bërë hapa të rëndësishëm përpara nga Shqipëria, sipas BE-së, në fushën ekonomike atë të drejtave si dhe zhvillimit në vendin fqinj. T i bëjmë ne këto arritje të Shqipërisë të jenë një detyrim për një përparim më të madh në rrugën drejt BE-së. Të nënshkruajmë me Shqipërinë një marrëveshje të re për bashkim vllazëror dhe të hapim akoma më shumë marrëdhëniet me Shqipërinë në çdo fushë, kulturë, arsim dhe nivel akademik.
PASOK - Pangalos: “Diskutimet kundër Shqipërisë dhe kundër nënshkrimit nga Greqia të MSA-së, të disa prej deputetëve të parlamentit grek tregojnë sjellje fashiste dhe tendenca nacionaliste të sëmura”.
SIRIZA - Deputet: “Shqipëria nuk ka vënë në jetë marrëveshjen për hapjen e varrezave greke në Shqipëri, pasi të ndërtojë këto varreza atëherë të nënshkruajmë MSA-në”.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009