Liberalizimi i vizave, qeveria shqiptare dorëzoi në BE raportin
Autori i Lajmit: red.
Qeveria shqiptare dorëzi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian, raportin e zbatimit të detyrimeve në lidhje me liberalizimin e vizave. Raporti paraqet progresin e Tiranës në marrëdhëniet me BE-në për të mundësuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Dokumenti është hapi i dytë që qeveria shqiptare hedh në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve në bashkëpunimin me Brukselin. Pas shqyrtimit, Këshilli i Ministrave të BE-së do të përcaktojë rrjedhën e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Që në marrjen e mandatit, qeveria e kryeministrit Berisha premtoi lehtësimin dhe liberalizimin e vizave për shqiptarët që duan të lëvizin në vendet e Bashkimit Evropian. Ministri Lulzim Basha gjatë një deklarate publike informoi mediat lidhur me paraqitjen në Komisionin Evropian të raportit që lidhet me arritjet e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave. Basha tha se “viti 2009 do të jetë vendimtar për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë. Suksesi i këtij procesi është i fokusuar në katër fusha kryesore: plotësimi i dokumenteve biometrike të identifikimit, menaxhimi i integruar i kufijve, arritjet politike në vend si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma të tjera të brendshme, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, të drejtave të minoriteteve etj. Raporti në fjalë u jep përgjigje të gjitha pyetjeve teknike të ekspertëve të KE-së për sa i takon gatishmërisë së vendit tonë në këtë moment, për të ecur përpara me procesin e liberalizimit të vizave. Pas marrjes së këtij raporti, vijoi ai, do të ketë katër vizita në Shqipëri, nga katër grupe teknikësh, në periudhat shkurt, mars, prill dhe maj. Më pas, KE do të hartojë raportin përkatës për Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës Juglindore që i kanë hyrë këtij procesi. Ky raport, të cilin e presim të jetë pozitiv, do të njohë arritjet e Shqipërisë në katër fushat e mësipërme. Momenti kur ai do të dalë besoj se koincidon me lëshimin e një numri të madh pasaportash biometrike, që është dhe kushti i parë në procesin e liberalizimit të vizave. Më pas, ky raport i dërgohet Këshillit Evropian, i cili do të marrë vendimin politik. Ndodhemi në një pozicion shumë të mirë për të paraqitur arritjet e Shqipërisë në të katër fushat. Mbetem optimist që viti 2009 do të jetë vendimtar për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë”, - nënvizoi ministri i Jashtëm. “Ne presim me shumë gjasa sot një hap të fundit të përmbylljes së ratifikimit të MSA-së, nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Parlamenti grek ka shqyrtuar dje çështjen dhe ky proces pritet të përfundojë me sukses. Përfundimi i procesit të ratifikimit të MSA-së, si dhe informacioni pozitiv që reflektohet nga takimet tona të përbashkëta me institucionet evropiane dhe vendet anëtare të BE-së, i reflektuar gjerësisht edhe në raportet e Progresit të Shqipërisë për vitet 2006, 2007, 2008, të çojnë drejt dinamikës së hedhjes së hapit tjetër, aplikimit për statusin e kandidatit”, - sqaroi Basha. Sipas tij, "ky moment i hap rrugën procesit të marrjes së statusit të kandidatit, i cili më pas ka vijueshmërinë e tij. Ne vazhdojmë dialogun intensiv me partnerët tanë evropianë dhe me KE-në për të hedhur këtë hap. Ky dialog ka nisur prej kohësh dhe qeveria do të bëjë përpjekje për datën e aplikimit dhe sikurse ka thënë edhe Kryeministri, kjo datë nuk pritet të jetë e largët dhe presidenca çeke e BE-së mbetet një moment shumë i favorshëm për këtë qëllim".
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009