E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët i thonë jo “Mësimbesimit” në shkolla

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 13:05

Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kanë thënë sot “jo” ndryshimit të nenit të 3, amendamenti 7 i Ligjit për arsimin parauniversitar.

Ky nen edhe është duke u kërkuar që të largohet dhe të riamandamentohet nga Partia e Drejtësisë në Kosovë. Neni ka të bëjë me futjen e lëndës së Mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla, i cili nuk u aprovua meqë mori nga deputetët 43 vota kundër, 39 për dhe 1 abstenim.

Rreth kësaj çështjeje pati debat të gjerë.

Deputetët që votuan kundër këtij amendamentimi u quajtën “të painformuar”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›