E Diel, 1 Nëntor 2026

KS e OKB sot seancë të rregullt për situatën në Kosovë

SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë sot seancën e rregullt për Kosovën, ku do të prezantohet raporti më i ri i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, për situatën në Kosovë.

Ban Ki-Moon në raportin e rregullt për Kosovën ftoi të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve, raporton Radio Europa e Lirë.

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, e cila përfshihet në raport, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur nga fundi i kësaj periudhe, thuhet në raport.

Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›