Vushtrria nderon Buhlerin
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler është nderuar nga autoritetet komunale të Vushtrrisë për kontributin për proceset në përgjithësi në Kosovë, e në veçanti për ndihmën dhe kontributin e dhënë për komunën e Vushtrrisë dhe qytetarëve të saj.
Ky nderim dhe respekt, siç e quajti ai, iu bë gjatë një darke lamtumirëse që ishte organizuar të shtunën enkas për të, ku morën pjesë strukturat komunale dhe mysafirë të ndryshëm.
“Në emër të stafit tim edhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen në komunën tuaj. Kemi kontribuar me dëshirë për qytetarët e Vushtrrisë dhe në ditën e sotme me këtë pritje po më bëhet një nder i madh. Respekti im ju takon juve dhe qytetarëve të kësaj komune”, i tha komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler, kryetarit Komunës, Bajram Mulaku, pas pranimit të mirënjohjes për kontribut dhënë për qytetarët e Vushtrrisë, që ishte emblema e Komunës së Vushtrrisë, si dhe një pikturë e vlerësuar nga ai si një dhuratë shumë domethënëse.
“Kjo pikturë do të ma kujtojë këtë vend gjithnjë”, ka shtuar ai