Mbetësit e maturës, shpallen datat për provimet e vjeshtës
27/07/2011 Kushtet se si duhet të veprojnë kandidatët për tu regjistruar në këtë sezon
Krahas, privatit këta kandidatë mund të konkurrojnë edhe për sistemin part-time
Pranvera Kola
Shpallen datat e ridhënies së provimeve për rreth 7000 maturantët që kanë rezultuar të jenë mbetës në një prej katër provimeve të maturës shtetërore. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe udhëzimin përkatës, në të cilin detajohen të gjitha procedurat që këta maturantë duhet të ndjekin për t’u përfshirë sërish në provime për marrjen e notave kaluese. Konkretisht në kalendarin e datave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit konfirmohet se ritestimi për mbetësit në gjuhë shqipe dhe letërsi do të zhvillohet më 9 shtator. Ndërsa për matematikën mbetësit kanë një tjetër shans për të marrë notë kaluese në testimin që do të zhvillohet më 13 shtator, si dhe për lëndët me zgjedhje është përcaktuar data 17 shtator 2011. Sipas autoriteteve të arsimit, ka një numër të konsiderueshëm maturantësh që kanë më shumë se një provim për të dhënë në sezonin e vjeshtës. Këto data u rikthyen sërish për t’u dhënë një shans të dytë të rinjve, pasi vitin tjetër matura do të ketë ndryshime. Përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e sesionit të dytë të maturës do të bëhet nga specialistë të caktuar nga Ministria e Arsimit, të cilët emërohen përzgjedhës të testit përfundimtar në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të AKP-së. Procedura e hartimit dhe dhënies së provimeve do të jetë e njëjtë më atë të përdorur gjatë sezonit të parë. Udhëzimi përcakton po ashtu se edhe shtetasit shqiptarë që duan të studiojnë në programet e studimit të universiteteve publike që janë me kohë të pjesshme, përveç kritereve të parashikuara u nënshtrohen edhe kritereve të veçanta që janë përcaktuar për këto programe, ku një ndër to është edhe mbrojtja e gjuhës shqipe. Në rastet kur komisioni i posaçëm vlerëson se shtetasi shqiptar i ka kryer të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe ka dhënë edhe provime pranimi për në universitetet ose shkollat e larta jouniversitare të vendit nga ku ai vjen, atëherë komisioni përllogarit notën mesatare, notat e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje dhe ia përcjell dokumentacionin Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Në këtë rast shtetasi shqiptar do të vijojë plotësimin e dokumentacionit me formularin A-2 pranë komisionit shkollor të maturës, që është pranë drejtorisë arsimore. Testimet e vjeshtës do të nisin rreth orës 10:00. Megjithatë, udhëzimi saktëson se për maturantët/kandidatët që do të japin provim njërën nga lëndët me zgjedhje provimi të fillojë në orën 12:00 dhe të zhvillohet në mjedise të veçanta. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 37 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, të kombinuara në mënyrë të barabartë ndërmjet pyetjeve që kërkojnë përgjigje me alternativë dhe me shtjellim.
Mundësitë që kanë mbetësit këtë vit për të ndjekur universitetin
Në rregulloren e pranimeve është përcaktuar se këta maturantë, edhe nëse marrin nota kaluese në provimet e mbetura gjatë sezonit të vjeshtës, e humbasin të drejtën për të konkurruar për pranimet në strukturat publike për sistemin e ditës për këtë vit akademik. Sipas rregullores, për këta maturantë ekziston mundësia që të ndjekin studimet e larta në një universitet privat ose në ciklin e studimeve të pjesshme në universitetet publike.