E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët italianë i shprehin mbështetje Metës

Bashkëpunimi dhe lobimi parlamentar në favor të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe liberalizimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, ishin në qendër të takimeve të zhvilluara me këtë rast.

Nga ana e tyre deputetët italianë e siguruan Metën për impenjimin e komisioneve parlamentare që drejtojnë dhe angazhimin e tyre personal në mbështetje të kuadrit ligjor që rregullon bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes votës parlamentare, siç është dëshmuar edhe më parë, ku u nënvizua votimi me unanimitet i MSA mes Shqipërisë dhe BE, si dhe anëtarësimi i saj në NATO.

Vizita zyrtare e Zv.Kryeministrit Meta në Itali është mbyllur me një takim të zhvilluar në Pallatin Kixhi, me Nënsekretarin në Presidencën e Këshillit të Ministrave, z.Gianni Letta. “Marrëdhëniet e partneritetit strategjik me Shqipërinë si dhe integrimi evropian i saj dhe i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian janë në qendër të vëmendjes së qeverisë italiane në politikën e saj të jashtëme”, ka nënvizuar Nënsekretari Letta.

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e dialogut politik në nivelet më të larta mes dy vendeve tona. Në këtë kontekst është vlerësuar si një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet tona vizita që pritet të zhvillojë në Romë Kryeministri Berisha me ftesë të homologut të tij italian z.Berluskoni.     

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›