Fratini: Vitin e ardhshëm shqiptarët pa viza drejt BE-së
22/10/2009 Ministri Ilir Meta merr mbështetje nga homologu italian Franko Fratini për vizat
Duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm, qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin pa pasur nevojë për viza - kjo është bindja e ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë Franko Fratini pas takimit të djeshëm që zhvilloi në Romë me homologun e tij shqiptar, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta. Shefi i diplomacisë italiane ka deklaruar në konferencën për shtyp se vendi i tij është avokati kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian. Sipas tij, Shqipëria ka arritje të dukshme në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kontrollin e kufijve, forcimin e shtetit ligjor dhe ekonominë e tregut. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit së MPJ-së, ministri Fratini ka garantuar se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm Komisioni Evropian do të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe se Italia do të jetë një mbështetëse e fortë dhe strategjike e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit evropian. “Për sa i përket kërkesës së Tiranës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, theksova sërish se në mbledhjen e ardhshme të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, më 26 tetor, do të trajtoj sërish çështjen për paraqitjen e shpejtë të kërkesës së Shqipërisë në Komisionin Evropian për nisjen e procedurave përkatëse”, - ka deklaruar Frattini. Ai pohoi se ka një lloj ngurrimi nga një numër shumë i vogël vendesh anëtare. Por Fratini tha se shpreson shumë që opinioni i tij të mbështetet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së. Nga ana e tij zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta ka dhënë të gjitha garancitë se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standardet që kërkon procesi i liberalizimit të vizave dhe ai i integrimit. Në këtë kuadër u vlerësua vizita e ardhshme e Ministrit të Brendshëm italian në Tiranë gjatë muajit nëntor. Gjatë këtij takimi u ra dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ngrihen në një nivel më të lartë në të gjitha fushat me interes reciprok, duke pasur si synim nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive.
Rajoni
Meta dhe Fratini ndanë mendime të njëjta për sa u takon zhvillimeve në rajon dhe perspektivës së tij evropiane, ku u vlerësua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti. Ata gjithashtu vlerësuan kontributin dhe bashkëpunimin që kanë mes tyre trupat italiane dhe shqiptare të dislokuara në Afganistan, duke evidentuar faktin se Shqipëria është një ndër vendet që eksporton siguri dhe kontribuon në forcimin e paqes dhe sigurisë.
Marrëdhëniet
Dy ministrat ranë dakot se mes dy vendeve duhet forcuar edhe bashkëpunimi në nivel rajonal, sikurse do të jetë nisma adriatiko-joniane apo e Evropës Qendrore. Kështu, gjatë pranverës së vitit të ardhshm do të zhvillohet një ministerial i gjerë rajonal. Po ashtu u diskutua edhe për integrimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar në shoqërinë italiane, i cili tashmë ka kaluar nga faza e një emigracioni klandestin drejt integrimit të plotë në shoqëri.
Qëndrimi i PD-së
Ankimi i PS-së në Kushtetuese, sulm interesave të vendit
Partia Demokratike e konsideron “sulm ndaj interesave të vendit” qëndrimin që ka mbajtur nga opozita ndaj marrëveshjes mbi përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë. Deputeti i PD-së Osman Metalla ka deklaruar një ditë pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të ankimimit të opozitës ndaj marrëveshje se atakimi që i bëhet kësaj marrëveshje është një sulm që u bëhet interesave të Shqipërisë. “Vendosja e kufijve detarë është një element i rëndësishëm strategjik për sigurinë kombëtare”, - është shprehur ai. Për ligjvënësin demokrat mes vendit tonë dhe fqinjit jugor nuk ka pasur asnjëherë kufij të përcaktuar detarë. “Duhet thënë se në asnjë kohë nuk ka pasur kufij të përcaktuar detarë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Vija e kufirit detar e hequr në hartat shqiptare ka qenë një kufi i panjohur dhe i padeklaruar ndërkombëtarisht. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë”, - ka deklaruar Metalla në një prononcim për mediet. Sipas tij, në përgatitjen e marrëveshjes janë zbatuar me rigorozitet të gjitha parashikimet e konventës së Kombeve të Bashkuara, ligji i detit, apo siç njihet ndryshe Konventa e Montegobeit të vitit 1982, e cila është ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2003.
Vendimi “pro” Kuvendit
Gjykata Kushtetuese rrëzon PS-në për çështjen “Poda”
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e deputetëve socialistë për rastin e votimit nga Kuvendi të kandidatit për anëtar të Gjykatës së Lartë Zamir Poda. Referuar kërkesës së deputetëve, Kushtetuesja në vendimin e saj ka bërë interpretimin e pikës 1 të nenit 78 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përmes së cilit “numri i deputetëve të pranishëm për çeljen e seancës së votimit parlamentar është minimalisht 71 deputetë” dhe se “bendimi i Kuvendit miratohet kur për të kanë votuar ‘pro’ jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm”. Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të publikuar të Kuvendit të Shqipërisë, nr. 190, datë 16.06.2008 “Për mosdhënien e pëlqimit për emërimin e Zamir Podës anëtar të Gjykatës së Lartë” si dhe atë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 190, datë 16.06.2008 “Për mosdhënien e pëlqimit për emërimin e Zamir Podës anëtar të Gjykatës së Lartë” deri në dhënien e vendimit përfundimtar”. Poda në votimin e qershor 2008, edhe pse mori shumicën e deputetëve që votuan, u cilësua kandidaturë e rrëzuar. Ai mori 65 vota “pro”, 62 “kundër”, 1 abstenim dhe 2 fletë votimi rezultuan të pavlefshme, ndërkohë që sipas Kuvendit duhet të kishte marrë 66 vota “pro”.