E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët italianë, leksioni për kolegët shqiptarë



Dhoma e Deputetëve, Instituti Italian i Marrëdhënieve me vendet e Afrikës, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme dhe Universiteti “La Sapienza” në Romë, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, po organizojnë me deputetë dhe ekspertë të administratës së Kuvendit të Shqipërisë, seminarin me temë “Për modernizimin e dhe demokratizimin e Parlamentit Shqiptar”. Seminari ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive të Parlamentit Italian dhe legjislacionit të BE në tërësi, për forcimin e parlamentarizmit shqiptar dhe institucioneve që lidhen me këtë fushë. Organizimi i këtij seminari 4-ditor, ndër të tjera ka si qëllim që të krijojë ura bashkëpunimi mes Senatit dhe Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, me Kuvendin e Shqipërisë, si dhe të mbështesë nëpërmjet shkëmbimi të ideve dhe përvojave në reformat dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Seminari ka për qëllim të trajtojë në terma të përgjithshme dhe specifike çështje të ndryshme ligjore, standardet e legjislacionit europian, raportet e parlamentit me qeverinë dhe qeverisjen, marrëdhëniet pozitë–opozitë etj.

3 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›