E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët kërkojnë shpjegime për reformat

• Edhe pse kanë vendosur të votojnë në unanimitet ligjin për “Organizimin dhe funksionimin e gjyqësorit”, deputetë në mbledhjen e djeshme kërkuan më shumë informacion për këtë ligj.Deputetja Rajmonda Stefa kërkoi nga nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të mësojë se cilat janë ndryshimet e këtij ligji nga ligji aktual dhe çfarë përparësish ka ai nga varianti i PD-së i paraqitur në Komisionin e Ligjeve. Sipas nënkryetarit të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Xhafaj, ligji aktual i miratuar ka shumë ndryshime nga varianti i paraqitur nga PD. Sipas Xhafajt, tre janë ndryshimet kryesore të këtij ligji me ligjin aktual, është çështja e karrierës së gjyqtarit, e vlerësimit të punës së tij, në bazë edhe të shpejtësisë së procedimit të çështjeve dhe ajo e pagave, ku ka një rivlerësim të tyre. Dy javë më parë, Stefa kishte kërkuar nga kryesia e grupit informacion rreth punës që po bëhej në Komisionin e Ligjeve në të cilin vazhdonte diskutimi i ligjit “Për funksionimin e gjyqësorit”. Atëherë u premtua se një informacion i detajuar do t’i paraqitej deputetëve të grupit socialist mbi propozimet e PS-së, debatin dhe ndryshimet që po ndodhnin në ligjin “Për gjyqësorin shqiptar”. Gjithashtu, deputeti Albert Caci kërkoi informacion se ç’po bëhet me Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, e cila sipas tij duket se është lënë në hije, për shkak të paktit për reformën në drejtësi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›