E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Reformat të ecin paralelisht

• Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj kërkoi dhe që dy reformat ajo e drejtësisë dhe reforma zgjedhore duhet të ecin paralelisht.“Ne insistojmë dhe unë shfrytëzoj rastin edhe një herë t’i bëj thirrje maxhorancës, Kryeministrit, që paralelisht me reformën në drejtësi ne duhet të ecim me reformën zgjedhore në mënyrë që, siç e kam thënë edhe herë të tjera, reforma zgjedhore të mos mbetet reformë e minutës së fundit. Të dyja këto reforma duhet të ecin paralelisht. Në qoftë se reforma në drejtësi ka filluar si të thuash ecjen e saj, reforma zgjedhore gjithashtu duhet të përshpejtohet”, tha Leskaj. Ajo ka përshëndetur deklaratën e Kryeministrit Berisha për të miratuar paktin për reformën në drejtësi të propozuar nga kreu socialist Rama. “Mua më vjen mirë që Kryeministri ka vlerësuar paktin e ofruar nga opozita dhe që e ka pranuar atë. Përveç rezolutës, e cila është një rezolutë politike dhe natyrisht shpreh një vullnet politik, shpreh një seriozitet, miratimi i Planit të Veprimit në Parlament besoj që është garancia më e madhe për të zbatuar jo vetëm hapat përsa i përket paktit, por për të zbatuar dhe afatet kohore, të cilat besoj që janë shumë të rëndësishme, përsa i përket reformës në drejtësi”, tha Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›