E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqësori, 107 vota pro ligjit të ri

• Me 107 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër, Kuvendi miraton ligjin e ri të sistemit të drejtësisë, duke dhënë konsensusin e parë politik për reformat në vend.BLEDAR HOTIKundër nismës konsensuale votoi deputeti i LSI-së, Spartak Braho dhe abstenimet erdhën nga deputetët e majtë, Petro Koçi dhe Durim Lamaj. Ligji i miratuar me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës ka dhënë sinjale të qarta bashkëpunimi, për të realizuar edhe ndryshimet e tjera në ligjet që janë pjesë e sistemit të drejtësisë.DebatiPor edhe pse konsensusi madhor ka prekur dy partitë e mëdha, duket se jo të gjithë deputetët kanë qenë pro ndryshimeve të paraqitura. I pari që ka kontestuar ligjin konsensual ka qenë deputeti i LSI-së, Braho, duke u shprehur se në disa nene të miratuara vërehet se ka përplasje me Kushtetutën, pasi KLD-ja merr kompetencat e presidentit për emërimin e gjyqtarëve. Ndërsa dy drejtuesit e Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja i PD-së dhe Fatmir Xhafaj i PS-së, shprehën vlerësime maksimale në lidhje me reformën e arritur, duke bërë të qartë për nevojën e vazhdimit të frymës konsensuale për ligjet e tjera. Por nuk ka ndarë këtë mendim ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i cili ka kontestuar nenin 9 të ligjit. Ai ka theksuar se lënia e hapësirës prej 10 për qind të caktimit të gjyqtarëve që nuk kanë përfunduar në shkollën e Magjistraturës, mund të shërbej për spekulime e abuzime. “Ky është një haraç që duhet të paguajmë. Unë kam qenë kundër këtij neni, pasi në komision është theksuar se kjo hapësirë bëhet për disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, që janë në përfundim të mandatit dhe duhet t’ia bëjmë qejfin”, deklaroi deputeti demokrat, Rusmali. Por një qëndrim i tillë është kontestuar nga socialisti Xhafaj dhe më pas nga demokrati Beja. “Nuk kemi pse të diskutojmë këtu në një kohë kur dihet se ligji është miratuar me konsensus. Është e vërtetë që bëhet për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, por ne nuk mund t’i themi atyre që mbylleni karrierën 40 vjeç se kështu duam ne. Pasi një gjë e tillë është kërkuar dhe nga ana e KLD-së”, tha Xhafaj. Ndërsa Beja u mbështeti “idenë e Xhafajt, duke shtuar se gjithçka është realizuar mbi bazën e konsensusit dhe nuk bëhej fjalë për abuzime, se hapësira 10 për qind lihet vetëm për ata persona që kanë qenë gjyqtarë”. Por Rusmali ka ndërhyrë duke theksuar se “nëse lihet ky nen, atëherë kemi të bëjmë me një ligj klientelist dhe se nuk është argument se kjo gjë vendoset sepse e ka kërkuar KLD-ja”. Kundër idesë së Rusmalit janë shfaqur në seancë konstitucionalistët Peçi dhe Braho. Për Peçin e PBDNJ-së, hyrja e gjyqtarëve në KLD, pasi të kenë mbaruar mandatin në Gjykatën e Lartë është detyruese me ligj, duke i krijuar një vend pune në Gjykatën e Apelit. Ndërsa Braho ngriti shqetësimin se, “është pro variantit të paraqitur, por nuk duhet të lihen jashtë ata që kanë mbaruar shkollën jashtë shtetit”.DeklaratatPas votimit, kryetarja e Kuvendit deklaroi se, “kjo është dëshmi e maturisë së politikës shqiptare dhe një tregues që parlamentarizmi po kalon në një dimension tjetër”, tha kryetarja e Kuvendit. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se, “me miratimin e këtij ligji nuk merr fund reforma në sistemin e drejtësisë”. “Askush nga ne nuk ka thënë se me përfundimin e këtij ligji përfundojnë reformat, pasi reformat nuk janë vetëm një ligj, por janë më të thella se kaq, por miratimi i tij me konsensus është konkretizim i vullnetit dhe angazhimit politik. Brenda javës miratojmë paktin e PS-së”, tha Patozi. Në kuadër të shprehjes së vullnetit reciprok, nënkryetari i PD-së deklaroi gatishmërinë e maxhorancës për miratimin e shpejtë të paktit të ofruar nga opozita. “Jemi shprehur në mbështetje të paktit të ofruar nga opozita dhe për ne nuk është problem se kush është flamurmbajtësi. Jemi dakord që brenda kësaj jave ta miratojmë këtë dokument, që e kemi plotësuar edhe me vizionin tonë për reformën në drejtësi”, tha Patozi.107 votapro kanë qenë në favor të ligjit konsensual. Kundër ka qenë vetëm deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Ndërsa kanë abstenuar socialisti Petro Koçi dhe i pavaruri Durim Lamaj. Për votimin e këtij ligji kërkohej një shumicë e cilësuar votash.2 vjetnjë ligj i tillë votohet në Kuvend vetëm pas dy vjetësh nga paraqitja e tij nga ana e qeverisë. Maxhoranca në mungesë të votave nuk arriti ta votonte atë, duke u detyruar të ndryshojë në mënyrë rrënjësore draftin e paraqitur.Nenet kryesore të ligjit Neni 9Kushtet për t’u emëruar gjyqtar1. Gjyqtar mund të emërohet shtetasi shqiptar, që përmbush kriteret e mëposhtme: a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruarb) Të jetë me arsim të lartë juridikc) Të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturësç) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penaled) Të ketë cilësi të larta morale dhe aftësi profesionale2. KLD mund të emërojë deri në 10% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve persona, të cilët kanë punuar më parë gjyqtarë dhe përmbushin kriteret e shkronjave “a”, “b”, “ç” dhe “d”, të pikës 1 të këtij neni. Neni 27Paga e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë1. Paga bazë e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. 2. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë, për kushte të veçanta pune, shtohen 10%. 3. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë jepet një shtesë për drejtim në masën 10%. 4. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë për kushte të veçanta pune shtohet 10% dhe për drejtimin e gjykatës shtohet 10%. Neni 28Paga e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit1. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. 2. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë, për kushte të veçanta pune, shtohet 10%. 3. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë jepet një shtesë për drejtim në masën 10%. 4. Paga bazë e kryetarit të gjykatës së Apelit Tiranë dhe e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë për kushte të veçanta pune shtohen 10% dhe për drejtimin e gjykatës shtohen 10%.Vitore TushaKuvendi votoi me 100 vota Vitore Tushën si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë votim të dytë të fshehtë për Tushën, kundër saj ishte një deputet dhe 3 të tjerë abstenuan. Katër vjet më parë emri i saj u rrëzua nga socialistët në Kuvend, ndërsa tani maxhoranca demokrate votoi pro saj. Në këtë votim vota e shfaqur e fshehtë ishte ngjyrë blu. Topalli me humor iu drejtua deputetëve se jeni të gjithë blu, si simboli i PD-së. “Tani jeni njësoj axurro (blu) këtu në Kuvend”, iu drejtua Topalli deputetëve të opozitës që morën pjesë në këtë votim.SeancaKryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën e Kuvendit, me qëllim që të realizohej lidhja direkte e konferencës së paralajmëruar të Presidentit amerikan Xhorxh Bush mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky pushim i ka shërbyer Kryeministrit Berisha të lërë Kuvendin dhe të japë konferencën për shtyp në selinë e qeverisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa më pas është mësuar se konferencën nuk do ta jepte Bush, por Sekretarja e Shtetit, Rice. Kjo gjë ka bërë që Kuvendi të vazhdojë seancën me votimin e p/ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›