Deputetët kryqëzojnë në komision Nepravishtën për OSSH
Deputet e komisionit të Veprimtarisë prodhuese i kërkuan shpjegime rekut të ERE për humbjet e energjisë në rrjet në masën 50 për qind, mungesën e investimeve në rrethin e shpërndarjes dhe mbifaturim e qytetarëve nga OSSH. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë do të shpjegojë në një seancë të veçantë keq menaxhin e sistemit të shpërndarjes nga kompania CEZ.
Shkak për ndërprerjen e komisionit u bë seanca e pasdites në kuvend dhe mundësia që ju dha kryetari i komisionit specialisteve të ERE për përgatitjen e përgjigjeve. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë që u lexua në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese nxjerr në pah rrënimin që po vjen nga vjedhja dhe mospagimi i energjisë. "Shpërndarja në fund të vitit 2009, i raportoi 33.98 për qind dhe një nivel arkëtimi 76.4 për qind. Pra, nga 100 kilovat orë që hidhen, furnizohen, vetëm 50 kilovat orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët", tha Bujar Nepravishta, kryetari i ERE-së. Sipas tij KESH, prodhuesi më i madh në vend ka mundur që nga shitjet e energjisë të sigurojë një xhiro prej 300 milionë euro.
Kreu i ERE
Kryetari i ERE ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese lidhur me gjendjen e sistemit energjetik vendas. Ai ka deklaruar se gjysma e energjisë që hidhet në rrjet shkon dëm. Një ndër arsyet është niveli i lartë i humbjeve, kostot e së cilës i vuajnë të gjithë qytetarët duke paguar më shtrenjtë për energjinë elektrike.
Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët . Rritja e çmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore tha Nepravishta. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatizuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave.
Në prezantimin e tij, Nepravishta, ndër të tjera, nënvizoi se viti 2009 është karakterizuar nga ngjarje të rëndësishme në fushën e energjisë. Përveç privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe vënies në punë të TEC-it të Vlorës, gjatë këtij viti është realizuar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike. Rregullimi i tregut të energjisë elektrike, rregullimi i tregut të gazit natyror, metodologjia e entit në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike për vitin 2010, monitorimi i tregut të energjisë elektrike, etj., ishin ndër çështjet kryesore në të cilat zoti Nepravishta u përqendrua gjatë raportimit përpara Komisionit.
Komisioni
Anëtarët e Komisionit shprehën vlerësim për veprimtarinë e ERE-s gjatë vitit 2009, veçanërisht duke pasur parasysh vështirësitë që ekzistojnë në fushën e energjetikës.
Deputetët i drejtuan kreut të ERE-s një sërë pyetjesh, kryesisht të përqendruara në performancën e OSSH-së pas privatizimit, monitorimin e kaskadës së Drinit, hartimin e një kalendari të shtimit të energjisë nga gjeneruesit e vegjël, etj. Deputetët kanë shfrytëzuar të drejtën e pyetjeve për të njohur me arsyet e abuzimeve me qytetarët dhe humbjeve ne rrejt nga OSSH. Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, propozoi që javën e ardhshme kreu i ERE-s, Nepravishta të paraqitet sërish përpara Komisionit për ti dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara nga deputetët. Komisioni ra dakord që javën e ardhshme, bazuar në përgjigjet e zotit Nepravishta dhe komentet e anëtarëve të komisionit, të hartohet edhe projektrezoluta për veprimtarinë e ERE-s gjatë vitit 2009, që do ti propozohet më pas seancës plenare për miratim.
Monitorimi i tregut
ERE ka autoritetin dhe detyrimin për të monitoruar kontrolluar dhe inspektuar shërbimin e operatorëve të licencuar në lidhje me respektimin e detyrimeve ligjore kushteve të kontratës si dhe zbatimin e vendimeve dhe urdhrave të Entit Rregullator të Energjisë. Procesi i monitorimit është institucionalizuar tashmë që në qershorin e vitit 2008 për veprimtarinë e monitorimit të tregut dhe të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike nëpërmjet krijimit të strukturave të specializuara monitoruese.
Ismail Hoxha
Gjashtë komuna në Mat nuk kanë energji prej disa kohësh. Çfarë ka bërë OSSH për furnizimin me energji?
A ka kompania CEZ detyrime ndaj shqiptarëve siç kanë shqiptarët ndaj CEZ për të paguar energjinë?
Sa ka qenë niveli i investimeve të OSSH që nga momenti i privatizimit
Osman Metalla
Sa janë të mbrojtur qytetarët pas privatizimit të OSSH, ka ankesa për faturat për vonesat në riparime?
Rahim Qota
A i ka përmbushur OSSH detyrat që i dhënë ERE në momentin e privatizimit, në rast se jo a do të mbajë përgjegjësi OSSH?
Sybi Hida
A janë ulur humbjet në rrjet që pas privatizimit të OSSH?
ERE, qytetarëve: Dorëzoni ankesat për OSSH
Kreu i Entit Rregullator u ka bërë ftesë qytetarëve të depozitojnë ankesat e tyre për shërbimin. Ky reagim vjen pas faturimeve të dyshuara të bëra nga OSSH për muajt dhjetor, janar dhe shkurt. "Ne kemi thirrur menjëherë drejtuesit kryesor të OSSH dhe kemi shpjeguar që veprime të tilla cënojnë rëndë interesat e konsumatorëve. Në rast se do të ketë qytetarë të cilët do të kenë ankesa në këtë drejtim, atëherë kanë të drejtën të vijnë dhe tek ne që ta shtrojmë problemin deri në fund", vijon Nepravishta. Sipas raportit të ERE viti 2009 ka qenë njëri prej viteve më të mbara energjetike.
Kontrollet në sektorin elektroenergjitik
Një element i rëndësishëm i monorimat të ERE gjatë vitit 2009 ishte monitorimi i punës së OSSH, edhe pas procesit të privatizimit më qellim përmirësimin e situatës e cila do të ndikonte në suksesin e përgjithshëm të sektorit të energjisë elektrike në vendin tonë. Monitorimi i vazhdueshëm teknik në terren në përfundim të vitit 2009, për Operatorët e tregut të Energjisë Elektrike ere ka konstatuar një sërë problemesh të veçanta për secilin operator, të cilat kërkojnë një trajnim specifik dhe drejtoria e monitorimit të institucioneve të pavarura vlerëson edhe rekomandimet e paraqitura nga ERE në drejtim të maksimizimit të eficencës së operatorëve për vitin 2010. Gjithashtu drejtoria e monitorimit të institucioneve të pavarura vlerëson punën e ERE jo vetëm në drejtim të monitorimit nëpërmjet përpunimit të raporteve periodike dhe informacioneve të paraqitura nga operatorët e tregut të energjisë por edhe nëpërmjet realizimit të monitorimeve tematike si për shembull defektit në sistemin e transmetimit në 13.2. 2009 apo monitorime që fokusohen në problematika të tilla si humbjet e energjisë, plotësimi me matës sistemi i faturimit dhe arkëtimet.
Përcaktimi i tarifave
ERE në ushtrimin e përgjegjësisë ligjore për përcaktimin e tarifave të aktiviteteve që veprojnë në sektorin e energjisë elektrike ka shqyrtuar gjatë vitit 2009 aplikimeve për çmime të reja nga ana e të licencuarve në sektorin energjetik për aktivitet e prodhimit dhe furnizimit publik me shumicë, transmetimit shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë të energjisë për konsumatorët tarifor. Pas një analize të plotë të treguesve teknik ekonomik dhe financiar të paraqitura nga kompanitë në mbështetje të kërkesës së tyre për të ardhura dhe përmes një procesi tepër transparent ERE përcaktoi tarifat dhe çmimet për të gjithë konsumatorët për vitin 2010.
Mbrojtja e konsumatorëve
1. Sigurimi i transparencës dhe konsultimit me palët e interesuara dhe publikun gjatë procesit të hartimit të kuadrit rregullator, të rishikimit të tarifave dhe çmimit të energjisë elektrike të miratimit të licencave si dhe në procesin e vendimmarrjes së ERE
2. Trajtimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis konsumator