Bursat Evropiane regjistrojnë rritje
Aksionet evropiane u rritën në fillim të tregtisë të enjten, duke përmbysur humbjet e sesionit të kaluar. Humori mori shtysë nga rritja e sektorit të prodhimit industrial në Kinë dhe bankat dhe minierat u rritën në bursa. Indeksi panevropian FTSE urofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,6 për qind në kuotën 1084,75 pikë, duke rikuperuar humbjet e sesionit të kaluar,
kur ky indeks u mbyll me një rënie 0,1 për qind. Dy sondazhe treguan se sektori industrial në Kinë bëri një hap përpara muajin e kaluar dhe porositë për mallra industriale u rritën, duke sinjalizuar një rritje të fortë të PBB-së për tremujorin e parë. Bankat ishin dje mes fituesve më të mëdhenj në zërat e indeksit. Barclays, HSBC, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank u rritën nga 0,5 në 0,9 për qind. Edhe minierat morën hov për lart, të mbështetura nga forcimi i çmimeve të metaleve. Anglo American, Kazakhmys, BHP Billington, Xstrata dhe Rio Tinto u rritën nga 0,7 në 1,3 për qind.
Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 19:20