INSTAT: Në shkurt energjia u rrit me 33, 8 për qind
Rritja e çmimit të energjisë në masën 33, 8 për qind është zyrtarizuar nga Instituti i Statistikave. Në raportin e përmuajshëm INSTAT bën të ditur se mësohet se zëri Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 33.8 për qind. Rritja është regjistruar në muajin shkurt.
Ndërkohë po të njëjtën periudhë është shënuar një ulje e deficit tregtar është ulur me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një ditë më parë INSTAT publikoi edhe raportin e vjetor të energjisë ku binte në zy vjedhjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit të kaluar u shtuan me 10 për qind, duke arritur në 2.1 miliardë kWh, sasi kjo e barabartë me afërsisht 18 miliardë lekë. Instituti i Statistikave në raportin vjetor të energjisë elektrike, nga ku rezulton se ka pasur rritje të furnizimit me energji, si dhe rritje të konsiderueshme të prodhimit, por kjo gjë nuk ka sjellë ndonjë bilanc pozitiv, pasi humbjet janë rritur po në të njëjtën masë. Energjia elektrike në vitin 2009 u rrit 8.9 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 7,194 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 35.8 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sasia totale e prodhuar është 5,230 GWh dhe përbën 72.7 për qind të burimeve gjithsej të energjisë, njoftoi INSTAT.
Deficiti
Ulet me 20 për qind deficiti tregtar krahasuar me krahasuar me një vit më parë
Sipas statistikave në Shkurt 2010 u eksportuan 11,300 milion lekë mallra, me rritje 18.1 për qind në krahasim me Janar 2010 dhe rritje me 50.5 për qind në krahasim me Shkurt 2009. ndërkohë që u importuan 31,994 milion lekë mallra me rritje 6.2 për qind në krahasim me Janar 2010 dhe ulje 4.2 për qind në krahasim me Shkurt 2009. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20,694 milion lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 20 për qind krahasuar me Shkurt 2009.
Tregtia
Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian është 68.3 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 59.7 për qind dhe importi 29.4 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 5 për qind dhe importi 11.9 për qind.
Sipas INSTAT disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Greqi, Itali, Kinë, Spanjë, SHBA, etj, dhe për importin, Gjermani, Itali, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit Materiale ndërtimi dhe metale u rrit 58 për qind, Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 36.8 për qind, Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 33.8 për qind.. Ndërsa importi i grupit Produkte kimike dhe plastike u ul 27.3 për qind. Importi i grupit Prodhime druri dhe letre u rrit 25.9 për qind, Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 20 për qind, Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 13.4 për qind, etj. Ndërsa eksporti i grupit Materiale ndërtimi dhe metale u ul 5.8 për qind, etj. Sipas INSTAT në Shkurt 2010, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,713 milion lekë, duke zënë 11.6 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Janar 2010, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 10.5 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës (70.2 për qind).
Importet 6,2 për qind
Pas rënies së shkëmbimit të mallrave në muajt e fundit të vitit të kaluar, fillimi i këtij viti po karakterizohet nga një rritje e këtyre shkëmbimeve. Kështu sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, eksportet në muajin shkurt u rritën me 50.5% dhe importet u ulën me 4.2%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2009. Gjatë këtij muaji u eksportuan 11,3 miliardë lekë mallra, me rritje 18.1 për qind në krahasim me muajin Janar dhe rritje me 50.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa u importuan 32 miliardë lekë mallra me rritje 6.2 për qind në krahasim me muajin janar dhe ulje 4.2 për qind në krahasim me Shkurt 2009. Sipas të dhënave nga INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 20,7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 20 për qind krahasuar me Shkurt 2009. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zë peshën kryesore me 68.3 për qind, dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
Ornela Manjani
Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 19:15