Medvedev: Nëse SHBA-të nuk vendosin sistemin antiraketor, tërhiqemi
Moskë (start)-Presidenti sur, Dmitri Medvedev deklaroi sot se Rusia mund të anulojë misionin për dislokimin e raketave në afri të kufirit polak, nëse presidenti i porsazgjedhur, Barack Obama heq dorë nga plani për sistemin e mbrojtjes antiraketë që do të vendoset në Evropën Qendrore. Në një intervistë për të përditshmen franceze "Le Figaro", Medvedev deklaroi se Moskës nuk i kishte mbetur alternativë tjetër veçse t'u përgjigjej planeve amerikane dhe të dislokonte në kufijtë e saj një sistem raketash dhe një sistem radari.
"Por, jemi të gatshëm ta anulojmë vendimin për dislokimin e raketave në Kaliningrad, nëse administrata e re amerikane, pasi të ketë analizuar dobinë reale të sistemit që do t'u përgjigjet shteteve armike, vendos të tërhiqet nga plani për sistemin antiraketë", u shpreh Medvedev.
"Jemi të gatshëm të negociojmë për 'mundësinë zero'. Jemi të gatshëm për reflektim mbi një sistem sigurie globale së bashku me SHBA-në dhe vendet e BE-së", shtoi Medvedev. Uashingtoni deklaron se sistemi mbrojtës antiraketë që do të vendoset në Poloni dhe në Republikën Çeke, është i nevojshëm për të mbrojtur SHBA-në nga sulmet me raketa të të ashtuquajturave ''shtete armike''.