Angjelina Kola e PSD-së mbështet grevën e urisë
Deputetja e PSD-së, Angjelina Kola, shprehu dje mbështetjen për grevën e urisë së 10 deputetëve të Kuvendit. Edhe pse deputete e një partie që e ka të garantuar përfaqësimin në KQZ, Kola u është bashkuar dje protestuesve të tri partive që janë futur në grevë.
“Unë, sensibilizohem dhe dal në solidaritet të plotë me kolegët tanë deputetë që janë në grevën e urisë këtu në sallën e Kuvendit, në mbrojtje të votës së lirë. Nuk është e lehtë që një deputet të futet në grevë urie, të përdorë metodën më ekstreme për një problem kaq të thjeshtë, që mund të ishte zgjidhur me konsensus nga të dy krahët e politikës shqiptare. Megjithatë, ata zgjodhën këtë masë ekstreme vetëm në mbrojtje të votës së lirë”, - tha Kola, duke fajësuar Partinë Socialiste si përgjegjëse kryesore të precipitimit të gjërave. “Gjithmonë kam konstatuar se partia më e madhe opozitare, që është Partia Socialiste, me aleatët e saj, në vend që të bëjë bashkimin e së majtës për një fitore të sigurt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ajo po i bën karshillëk mendimit të mazhorancës, pro qeverisë Berisha”, - deklaroi ajo.