E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu i komunikon PPE-së në Bruksel, shkrirjen me PD

Tritan Shehu

Tiranë, 13 nëntor 11:56 NOA – Partia Demokrate e Re informon institucionet politike evropiane, për shkrirjen me Partinë Demokratike.

Përmes një komunikate shtypi, PDr ka lajmëruar sot se ka nisur mbledhja e Partive Popullore Evropiane, ku merr pjesë kjo parti.

“Në datat, 13-14 Nëntor në Bruksel zhvillohet mbledhja e Byrosë Politike të PPE

(Partive Popullore Evropiane)”, - informon zyra e shtypit të PDr.

Në këtë mbledhje diskutohen çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian si dhe, çështje të tjera që lidhen me forcimin e Partive Popullore, në vende të ndryshme dhe me fushatat zgjedhore në këto vende

Partia Demokrate e Re deklaron se në këtë mbledhje do të marrë pjesë një delegacion i saj, i kryesuar nga Tritan Shehu, i cili do të informoje Byronë Politike të PPE për procesin e bashkimit të PDR me PD.

PDr thotë se ky proces është pritur me entuziazëm nga PPE.

d.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›