Kolumbi, jo vetëm që iu vjedhin paratë, por edhe i tallin
Cauca (start)-Qindra e mijëra persona në Kolumbi zbarkuan rrugëve duke protestuar dhunshëm, pasi firmat piramidale të rrëzuara tashmë, grabitën paratë e tyre. Në shumë qytete, forcat e policisë përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e indinjuara. Në rajonin e Cauca-s, në jugperëndim të vendit, rreth 2 mijë protestues hynë me forcë në zyrat e një firme investuese në qytet.
Pronarët e firmës janë zhdukur, por kishin lënë një letër falënderimi ku talleshin me depozituesit që kishin besuar në 'magjinë' e tyre financiare. "Tani, meqë u treguar budallenj dhe besuat në magji, do t'ju duhet të punoni më shumë për të bërë paratë që na dhatë ne," shkruhej në të.