E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon gjyqi i zv.ministrit të Transporteve

Dështon seance e parë gjyqësore e kërkesës penale të ish zv.ministrit të Transporteve Armand Teliti dhe ish- Drejtorit Juridik Andi Toma të cilët pretendojnë për zgjatje të afateve të hetimit për segmentin Durrës-Kukës nga organi i akuzës. Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për shkak të mungesës së prokurorit Arben Kraja ish zv ministri i transporteve dhe ish-drejtori juridik e cilësuan mungesën e akuzës si të qëllimshme dhe në vazhdën e tejzgjatjes së hetimeve . Nga ana tjetër organi I akuzës ka sqaruar se mungesa e prokurorit Kraja ka ndodhur për arsye se ky I fundit është në një konferencë pune në Crans Montana në Francë dhe se në kohën kur është bërë thirrja e tij nga gjykata prokurori Kraja ka qenë jashtë vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›