Deputetët parkojnë vend e pa vend, policia nuk i gjobit
24/02/2012 Vihen 7 mijë gjoba në javë për qytetarët, por ende asnjë deputet nuk ndodhet në listë
TIRANË- Shprehja “ca të nënës e ca të njerkës” ka vend përballë Parlamentit, më tepër se ngado në Shqipëri. Çdo e enjte i gjen metrat e asfaltit apo trotuareve plot e përplot me fuoristrada deputetësh, të parkuara me nxitim nga të zgjedhurit e popullit. Mbi xhamat e pastër të makinave luksoze, fuoristrada, BMW apo benza, deputetët nuk gjejnë ndonjë fletushkë gjobe kur kthehen për t’i marrë. Për karrotrec që t’i çojë te pika e bllokimit as që bëhet fjalë. Ndonjëri që nuk i përket Kuvendit të Republikës së Shqipërië, nëse gabon dhe e lë aty makinën për pak minuta, as që duhet të kthehet për ta marrë. Bën mirë të shkojë direk në “Unazën e Madhe” e prej andej te Komisariati i Policisë Rrugore në Policinë e Tiranës, pra në Kinostudio për të paguar 3 mijë lekët e gjobës dhe 1 mijë të karrotrecit. Krejt e kundërta ndodh me makinat e deputetëve, që të parkuara gabim, apo të lëna mbi trotuar, shkaktojnë një trazirë të përjavshme, sa herë që ka seanca plenare. Deri më tani, asnjë deputet nuk është gjobitur apo i është bllokuar makina. Policia Rrugore arrin të vendosë 7 mijë gjoba në javë, kryesisht për parkime të gabuara të qytetarëve të thjeshtë, por mesa duket e cilëson si të drejtë parkimin e gabuar të deputetit. Frikë nga presioni politik?. S’dihet. Ajo që është e qartë si kristali mbetet fakti që shteti vjel miliona lekë nga qytetarët dhe nuk ndëshkon deputetët. Kjo situatë vazhdon prej vitesh, ndërsa asnjë reagim nuk vjen edhe pas publikimit të dhjetra artikujve në media, rreth këtij fenomeni. I njëjti fenomen ndodh edhe përballë zyrave të Komisioneve Parlamentare te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por aty nuk ka edhe aq lëvizje sa te “Rruga e Elbasanit”, pra te Parlamenti, ku kryqëzohen disa rrugë dhe ngarkesa e mjeteve motorike është më e madhë. Për pasojë trafiku rëndohet më tepër. Askush nuk mban përgjegjësi për këtë papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit nga vetë ligjvënësit.
Fushatat sensibilizuese
Herë pas here Njësia e Qarkullimit Rrugor, policia e Tiranës dhe përfaqësues të zyrës së OSBE-së në kryeqytet kanë zhvilluar fushata sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve, duke rikujtuar sanksionet që parashikon Kodi Rrugor për parkimin e gabuar. Ishin përgatitur edhe disa broshura, ku nënvizoheshin penalitetet në rastet e parkimit, qëndrimit apo pushimit të gabuar të mjeteve. Në bazë të Kodit Rrugor, për rastet e përmendura ligji parashikon gjobë nga 500 deri në 3 mijë lekë të rinj, apo heqje me karrotrec dhe bllokim të mjetit. Për të gjitha këto raste tashmë ka nisur prej kohësh një fushatë për zbatimin e procedurave ligjore në përputhje me Kodin Rrugor, pasi një nga faktorët që sjell bllokimin e trafikut në Tiranë është pikërisht parkimi i mjeteve dyshe, qëndrimi dhe pushimi i gabuar në vende ku nuk është e lejuar.
Kontrasti
Të enjten e kaluar, më 17 shkurt, policia e Tiranës në një njoftim zyrtar shprehej se, “Duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë. Në njoftim thuhej se shërbimet e policisë do të ndëshkonin pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, shkelje semafori, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për shpejtësi, për përdorim alkooli etj. Pra, në datën 17 shkurt, pikërisht kur kishte seancë parlamentare dhe makinat e deputetëve ishin të parkuara gabim, shërbimet e policisë së kryeqytetit vendosën në total 728 gjoba me vlerë 425.000 lekë, por nuk iu vu gjobë asnjë deputeti. Njoftimi vijonte me fjalët “Policia e Tiranës kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.