Del nga rruga autobusi i nxënësve, plagosen 2 fëmijë
24/02/2012 Po udhëtonte drejt Çorovodës, shumica nxënës. Në spital për ndihmë mbi 20 shtetas
SKRAPAR- Autobusi i linjës rurale Vëndresh –Çorovodë doli nga rruga në orët e para të mëngjesit të djeshëm duke shkaktuar plagosjen e tre personave, ndër të cilët dy fëmijë, një banorë dhe lëndimin e dy personave të tjerë. Aksidenti që për fat nuk ka regjistruar viktima ndodhi rreth orës 07:40 të mëngjesit të djeshëm në aksin nacional Berat-Çorovodë, në vendin e quajtur “Ura e Orizajt”, ku autobusi i linjës rurale Vëndresh-Skrapar doli nga rruga.
Aksidenti
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm autobusi me targa SK:0907 A është parë fillimisht të dalë nga rruga dhe më pas të përfundojë në një përrua. Autobusi i linjës rurale Vëndresh-Skrapar mësohet se ishte nisur drejt këtij qyteti, ndërsa në të udhëtonin rreth 40 pasagjerë mes të cilëve nxënës dhe banorë të fshatit Vëndresh. Autobusi i linjës private Vëndresh-Skrapar mësohet se kryente çdo ditë këtë linjë për udhëtarët, ndërkohë që kishte dhe një kontratë me Drejtorinë Arsimore për transportimin e fëmijëve drejt qytetit të Çorovodës, ku kryenin procesin mësimor. Por, vetëm pak kilometra larg qytetit të Çorovodës në vendin e quajtur “Ura e Orizajt’ mbi një urë autobusit mësohet se i është bërë një parakalim nga një tjetër mjet çfarë ka bërë që drejtuesi i autobusit të humbë drejtimin dhe të dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua. Si rezultat gjashtë persona mësohet se kanë mbetur të lënduar duke marrë plagë të lehta, ndërsa dy fëmijë kanë ngelur të plagosur me fraktura në trup. Po kështu frakturë ka marrë dhe një i moshuar që udhëtonte në autobus, i cili pasi mori ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e Skraparit u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë me helikopter. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të tjera që ndërsa kanë kaluar në rrugë kanë parë autobusin e përmbysur në anë të rrugës dhe menjëherë kanë ofruar ndihmën e parë. Me mjetet e rastit është bërë dërgimi i personave të plagosurve drejt spitalit të qytetit të Çorovodës. Po kështu janë transportuar dhe personat e tjerë të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe janë larguar. Informacioni ka mbërritur pa vonesë dhe pranë organit blu në qytetin e Çorovodës, ku ekspertë të sektorit të qarkullimit rrugorë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertët rrugor nisën hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti. Nga hetimet e para mësohet se shkak për daljen nga rruga të autobusit është bërë parakalimi i gabuar i një tjetër mjeti, ndërkohë që hetimet e rrugorëve ende vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti. Në organin blu mësohet se është shoqëruar dhe drejtuesi i mjetit tip autobus, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Të plagosurit
Burime të repartit të urgjencës pranë spitalit të Beratit bëjnë me dije se rreth orës 11:00 të paradites së djeshme kanë mbërritur nga spitali i qytetit të Çorovodës dy të plagosurit: Redion Myrtezai dhe Rigenald Qorri, 12 vjeç, të dy banues në fshatin Vëndresh të rrethit të Skraparit, nxënës të klasës së gjashtë. Dy vogëlushët mësohet se kanë marrë fraktura në trup dhe pas marrjes së ndihmës së parë shëndetësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vogëlushi Redion Myrtezai, shprehet për gazetën se çdo ditë ai dhe shumë bashkëmoshatarë të tij udhëtojnë drejt qytetit të Çorovodës që ndodhet shtatë kilometra larg fshatit të tyre, pasi e vazhdojnë shkollën në këtë qytet. Sipas tij, në momentin që autobusi doli nga rruga në të ndodheshin gati 50 persona, mes të cilëve nxënës të arsimit nëntëvjeçar dhe të mesëm, si dhe banorë të zonës, të cilët shkonin drejt Skraparit. Ndërkohë që burime nga qyteti i Skraparit bëjnë me dije se rreth 20 persona mbërritën për ndihmë shëndetësore mes të cilëve kishte persona të lënduar, të traumatizuar dhe të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe drejtori i Drejtorisë rajonale të Drejtorisë Arsimore në Berat, Beqir Baçi. Ky i fundit ka parë gjendjen shëndetësore të fëmijëve të lënduar dhe plagosur. Sipas Baçit, Drejtoria Arsimore e Skraparit ka një kontratë me autobusin e linjës rurale për të transportuar fëmijët e zonës së Vëndreshës drejt qytetit të Çorovodës për të ndjekur arsimin. Në zonën e Vëndreshës nuk ka shkollë të mesme çfarë bënë që rreth 30 nxënës ta ndjekin shkollën në Çorovodë, ndërkohë që dhe shkolla nëntëvjeçare është larg fshatit. Në këto kushte nxënësit e ndjekin shkollën në qytetin e Çorovodës me autobusin e linjës rurale.
Të plagosurit që ndodhen në spitalin e Beratit: Redion Myrtezai, 12 vjeç, banor i fshatit Vëndresh, Rigenald Qorri, 12 vjeç, banor i fshatit Vëndreshë, banor i fshatit Vëndreshë.
Të plagosurit
Në spitalin e Tiranës u nis: Mestan Krushova 47 vjeç.
Në spitalin e Çorovodës ndodhen: Burbuqe Malo dhe Florie Babaliu ( të plagosur lehtë)
Në spitalin e Beratit ndodhen: Ridion Myrtezai dhe Rigenald Qorri
Drejtuesi i mjetit: Riza Malo