E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Tani thellim e zbatim te reformave në veri

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për përfaqësimin në organizatat rajonale të Republikës së Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.

Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar nga kabineti i presidentes, Jahjaga nënvzion se dialogu në Bruksel po zhvillohet ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, dy vende fqinje e të barabarta, gjë e cila sipas saj ndihmon normalizimin dhe shtendosjen e marrëdhënieve.

Presidentja Jahjaga vlerëson se me arritjen e marrëveshjes konkretizohet edhe rruga e Kosovës në BE.

“Konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në BE dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend”,- thekson Jahjaga.

Jahjaga i ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, dhe subjekteve politike si gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që “t’i japin mbështetje konkrete kësaj marrëveshjeje, të gjithë procesit të dialogut dhe rrugës së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur në proceset e integrimeve euroatlantike”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›