E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, mesazhe per anetaresimin ne NATO

Kreret e shtetit shqiptar kane marre mesazhe te shumta urimi nga drejtuesit me te larte boterore, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kreu i shtetit, Bamir Topi u urua nga homologu maqedonas, Branko Crvenkovski, i cili shprehu urimet e tij me te mira per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Suksesi i madh i vendit mik, Republikes se Shqiperise, qe eshte rezultat i punes shumevjecare dhe te lodhshme dhe perkushtimi ne zbatimin e reformave dhe ne zbatimin e vlerave dhe qellimeve te perbashketa perfaqeson sukses dhe per rajonin", tha Crvenkovski. Mesazh urimi erdhi dhe nga Presidenti kroat, Stipe Mesic. Po keshtu duke qene se dhe Kroacia ne 4 prill behet zyrtarisht anetare e NATO-s dhe Presidenti Topi, i dergoi nje mesazh urimi homologut Mesic. "Ju lutem percillini qytetareve te Republikes se Shqiperise urimet me te sinqerta, per hyrjen e tyre ne familjen e madhe te NATO-s", shkruan Mesic. Te tjera urime u bene dhe nga Presidenti francez, Nikola Sarkozi. Ne mesazh theksohet bindja qe ne prag te festimit te 60-vjetorit te NATO-s, ky do te jete nje moment bashkimi dhe rikonfirmimi i partneritetit euroatlantik. Nderkohe qe dhe kryeministri Berisha ka marre pershendetje nga homologu i tij kosovar, Thaci. Mesazhe ka marre dhe ministri i Jashtem, Basha. Gjithashtu Samiti i Strasburg-Kelnit do te jete nje mundesi e re per te forcuar e thelluar edhe me tej, bashkepunimin ne kuader te aleances me te madhe politike dhe ushtarake ne bote.

Fatmir Sejdiu

"Kam kenaqesine e jashtezakonshme qe ne emrin tim dhe ne emer te popullit te Republikes se Kosoves, t'ju uroj anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Republika e Kosoves do te perfitoje nga pervoja juaj dhe ne, presim qe duke punuar se bashku, ta arrijme sa me shpejt qe te jete e mundur diten e anetaresimit te te gjithe rajonit ne NATO dhe ne strukturat e tjera euroatlantike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›