E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët zihen për rrënjët e ullirit



Kuvendi është përfshirë dje nga debatet për nismën e qeverisë për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj. Seanca kishte për shqyrtim një koncesion prej 1 mijë hektarësh tokë në Kavajë për mbledhjen e ullinjve, por që opozita e kontestoi ashpër. Deputetët e opozitës kërkuan shpjegime për arsyet e dhënies së këtij koncesioni si dhe faktin se pse toka është dhënë me koncesion 99 vjet dhe jo me qera. Ministrat Gjana dhe Ruli u janë kundërpërgjigjur këtyre akuzave. Ministri Genc Ruli tha se është dhënë me koncesion për shkak se ligji i ri ka lehtësuar këtë procedurë. Ministri Gjana i cilësoi akuzat politike dhe të pabaza. Ai tha se nga ky koncesion do të përfitohet shumë. “Është dhënë 99 vjet për shkak se ulliri është një pemë që do kohën e vetë. Shteti do të përfitojë taksat, si TVSH-në, tatim-fitimin dhe pa llogaritur rritjen e kësaj peme. Nga ky koncesion do të punësohen rreth 500 qytetarë të zonave përreth”, - tha Gjana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›