Përmbytjet në Shkodër, vijon evakuimi i banorëve

Për të arritur në afërsi të komunës së Dajçit do të na duhet që këtë herë të mos kalojmë me makinë të zakonshme por me kamionin e FNSH pasi vetëm ai ka të drejtën për të hyrë në këtë zonë. Arsyeja është rreziku që mund t'i kanoset makinave të vogla pasi uji që ka mbushur rrugët arrin deri në 1 metër.
Ndërsa banorët e kësaj zone presin në atë të rrugës për të shkuar edhe një herë në shtëpitë e tyre të përmbytura për të parë gendjen e tyre si dhe për të ushqyer bagëtitë që kanë lënë pas.
Ndërkohë mësohet se niveli i ujit nuk ka pësuar ulje të madhe dhe pritet përmirësimi i kohës për të ulur sadopak këtë nivel. Ndërsa ndihmat për banorët e zonave të përmbytyra vazhdojnë të shpërndahen.