Deputeti Ahmetaj në Bulqizë tek grevistët: Të zgjidhet situata
Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, ka vizituar gjatë ditës së sotme 13 grevistët e Bulqizës, të cilët prej 16 ditësh gjenden 1400 metra nën tokë.
Ahmetaj ka mbështetur grevën e minatorëve dhe ka kritikuar qeverinë, por dhe kompaninë ACR, për neglizhencën e treguar për këtë rast.
Jam këtu për të shprehur simpatinë njerëzore për këtë situatë . Duhet të fillojnë negociatat mes ministrisë dheminatorëve për të shëptuar jetë njerëzish. Shteti, dhe kompania janë përgjegjësit kryesor për jetën e minatorëve theksoi Ahmetaj, ndërsa i cilësoi të gjitha kërkesat e tyre si legjitime.
Ahmetaj është i pari deputet që viziton grevistët e Bulqizës. Ditë më parë ata janë vizituar nga këshilltari i presidentit, ndërsa asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka denjuar deri më tani të shkojë në Bulqizë.