E Diel, 1 Nëntor 2026

SATIRE/Kryetari Lul takohet me aktoren Eliza Dushku. Së shpejti dokumentari Eliza në Bashkinë e Çudirave

Në ambjentet e Bashkisë, kryetari Lul është takuar me aktoren Eliza Dushku e cila është manhitur nga superbuzeqeshja e Lulit i cili pasi i shpjegoi arritjen e tij në postin e kryebashkiakut i tregoi edhe për arritjet e mëtejshme të parashikuara nga stafit të tij.

Eliza aty për aty ka shprehur dëshirën të merrte nënshtetësinë e këtij vendi, kryeqyteti i të cilit brenda këtij viti do tja kalonte New Yorkut dhe ka pyetur kryetarin Lul mbi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

Kryetari Lul u shpreh se e dinte në majë të gishtave se si lihet nënshtetësia se e kishte hequr ne kurriz kur e la gruaja, por se si merret, nuk kishte ndonjë informatë të saktë.

Por meqë Eliza është konsumatore e nënshtetësisë, atëherë Kryetari Lul i garantoi se ekipi i tij për kujdesjen ndaj konsumatorit do ta sqaronte këtë cështje deri në përfundim.

Në këtë moment Eliza e ka emëruar Kryetarin Lul Ambasador të Ndershmërisë dhe për ti kthyer nderin Kryetari Lul e ka emëruar Elizën Ambasadore Nderi.

Më pas aktorja Eliza Dushku rrefeu për median se së shpejti do të niste puna për një dokumentar të titulluar Eliza në Botën e Çudirave.

Pas sugjerimit të Kryetarit Lul titulli i dokumentarit u vendos Eliza në Bashkinë e Çudirave.

Takimi përfundoi në një atmoferë të këndshme dhe miqësore.

Këshilli i Ministrave.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›