Deputetët në votëbesim, jo anëtarë të drejtpërdrejtë
09/08/2011 Ndryshimet në statut prekin dhe përfaqësimin në Asamblenë Kombëtare
Ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste do të prekin dhe një nga mënyrat e përfaqësimit të socialistëve në forumet e larta drejtuese. Kështu, pritet që një nga propozimet që do t’i drejtohet kongresit të ri të 5 nëntorit të jetë dhe zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Në këtë mënyrë, grupi i punës i ngritur pranë PS-së posaçërisht për hartimin e një reformë të re për organizimin e kësaj partie do të njihet me të gjitha propozimet mbi një çështje të tillë. Kjo me qëllim që në kongres të shkohet me një paketë të qartë propozimesh, pasi është pikërisht ky forum që vulos ndërhyrjet e reja në statut. Për të gjitha ndryshimet e pritshme në statut lidershipi socialist ka vendosur që më së shumti të dëgjohet zëri i bazës socialiste.
Votëbesimi
Në statutin aktual është e përcaktuar që deputetët e grupit parlamentar socialist të jenë automatikisht anëtarë të këtij forumi. Por me propozimet e reja do të kërkohet që kjo pjesë përbërëse e Asamblesë të kalojë për votëbesim në kongresin socialist. Neni 26 i kushtetutës së PS-së saktëson se “kryetari i PSSH-së, anëtarët e partisë që kanë pasur mandat të kryetarit të Partisë, të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, deputetët anëtarë partie, kryetarët e PS-së në rrethe, kryetari i FRESSH-it dhe kryetarja e FGSSH-së janë drejtpërdrejt anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PSSH-së”. Me ndërhyrjet e reja në statut pritet që të propozohet që dhe deputetët e PS-së të mos jenë anëtarë të drejtpërdrejtë, por të kalojnë në sitën e votimit nga delegatët e kongresit, forum i cili ka atributin e zgjedhjes së anëtarësisë së Asamblesë. Njëkohësisht pritet që e njëjta procedurë të ndiqet dhe për krerët e rretheve, të cilët, ashtu si dhe deputetët janë anëtarë të drejtpërdrejtë.
Përzgjedhja
Një ndër pikat që do të rishkohet në statutin e Partisë Socialiste është dhe mënyra se si janë zgjedhur deri tani drejtuesit e kësaj partie. Kështu, pritet që të merret mendimi i bazës dhe për aplikimin e parimit “një anëtar, një votë”. Që më herët ky parim u hoq si praktikë për zgjedhjen e një sërë strukturash partiake në bazë, duke synuar që të zbatohet tashmë vetëm për zgjedhjen e kryetarit të PSSH-së. Aktualisht ky parim është i zbatueshëm edhe për kryetarët e rretheve, të cilët me shumë gjasa nuk do të ekzistojnë më si formë organizimi partiak.
Grupet e punës
Programi dhe reforma organizative, pikat kyçe
Hartimi i programit të ri politik dhe reformimi organizativ i Partisë Socialiste janë dy pikat kyçe ku është përqendruar puna e përfaqësuesve të kësaj partie. Të dyja grupet e punës, si ai për programin e ri politik, ashtu dhe ai për reformën organizative, kanë zhvilluar takimet e para për të rakorduar mënyrën se si do të operojnë deri në fund të muajit gusht. Konkretisht, të dyja këto grupe janë ndarë në nëngrupe, ku për riorganizimin janë katër të tilla, të përfaqësuara nga pesë deputetë. Ndërkohë që kjo ndarje bëhet me qëllim që secili nëngrup të mund të përfaqësojë kategori të ndryshme sociale, pasi do të synohet që përveç anëtarësisë të jetë dhe shoqëria civile ajo që të mund të japë mendimet e saj mbi mënyrën se si duhet të funksionojë PS-ja.