Deputeti Bujar Leskaj promovon librin “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”
Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj promovoi ne qytetin e Vlorës librin “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”. Ne nje takim festiv ne Pallatin e Kultures “Labëria”, morën pjese qindra vetë intelektualë, studiues, shkrimtarë e mësues historie. Profesori i asociuar Dr.Bardhosh Gaçe trajtoi temën: “Ringjallja e historisë nepermjet parlamentit”, ku midis te tjerave tha: “Dëshiroj te ve ne dukje qysh ne fillim se studimi, botimi dhe hulumtimi i zotit Leskaj, me arkitekturën e nje monografie mbi rolin e parlamentit shqiptar qysh nga 28 nentori 1912 e gjeri ne ditet tona, eshte kontribut i veçantë ne bibliografine shqiptare. Autori, me pasionin dhe kembenguljen e tij - siç deshmojne burimet arkivore dhe te shtypit te kohes, por edhe me intelektin e tij - per here te pare na shpalos ne syte tane lulezimin e parlamentit shqiptar si dhe kontributin e deputeteve te Vlores, duke pasqyruar perfaqesuesit e pare te kombit, ata qe themeluan shtetin e pavarur me 28 nentor 1912, me Ismail Qemnalin ne krye, organi ligjvënës qe e çoi autorin neper dallget e historise shqiptare ku ka nxjerre krye hera-herës edhe fati dramatik i kombit. Krista Gjyli, zv/dekan i fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës referoi temën: “Mendime rreth librit, ne aspektin juridik e politik”. Ndër të tjera ai tha: “Çdo gjë është përgatitur me përkushtim nga autori Bujar Leskaj dhe impresionohesh për shkak te vlerave qe mbart ‘ky fjalor i vogël enciklopedik i përfaqësimit politik’. Si rralle ne ndonjë vepër, aty mund te gjesh te ndërthurura vlerat historike dhe aktuale te jetes politike, vlerat e thjeshta njerëzore te shoqërisë me vlerat politike te saj, elitat politike ne kohe te ndryshme, perfaqësim pluralist, figura te shquara historike dhe figura te thjeshta te mendimit te shtypur. Gjithë sa me siper e bashkon nje vlere e vetme, shpirti atdhetar vlonjat. Është ky shpirt qe e bashkon edhe autorin me te gjitha figurat e paracituara ne tekst. Te gjithe ata jane vlonjate, gje qe shpreh shume. Si qytetar vlonjat, autori ruan nje ndjesi te veçante per diten e ngritjes se flamurit ne Vlore dhe aty ka filluar rrëfimin e tij, si per te treguar edhe njehere se, ç'dite e shenuar ishte ajo per kombin tone.
Kohët e fundit, ka pasur mjaft përpjekje nga autore të ndryshëm për të evokuar permes botimeve historike e vendit te tyre, te zones apo te familjes se tyre. Kjo eshte nje prirje normale e shoqërisë none qe rend te kerkoje identitetin lirisht. Sidoqofte, botimi qe kemi ne duar eshte nje punim me vlere te vegante ne kete kuader. Kjo, sepse permes historise politike te qytetit, permes figurave biografike te qytetit te tij, autori synon gjetke, kerkon te evokoje perfaqësimin politik dhe ligjor si nje parim demokratik mjaft të rendesishem. Keshtu, punimi ka vlera te padiskutueshme njohese, gje qe mund të shtyje lexuesin lehtesisht te arrije ne konkluzione te caktuara, lidhur me perfaqesimin ligjor vlonjat. Sa i afte ka qene ky qytet te perfaqesoje ne parlament shpirtin e vëtete te vlonjatit? Te mos harrojme se ky shpirt u mbrujt me idene e evropianizimit ne fjalimet e para te Ismail Qemalit dhe programin e Qeverise se pare te Shtetit te pavarur shqiptar. Autori ka punuar me kujdes, por nuk ka bere asnje seleksionim te figurave qe e perfaqësuan ne Parlament popullin e Vlores, pavaresisht nga orientimi i tyre politik.
Duke e ndare punimin ne periudha te caktuara, historike, autori e shpreh qendrimin e tij përmes komenteve dhe analizave qe i ka bere periudhave me te rendesishme te Historisë se Shqipërisë, pikërisht, aty ku historia e Vlores merr vlera te pamohueshme kombëtare. Edhe deputetet e periudhës se shtetit monist kane zenë vend ne punim. Karakteri i parimit te përfaqësimit natyrisht, këtu goditet rendë. As nuk behet fjale per elita, sikurse ndodhi me perfaqesuesit e pazgjedhur te ngjarjeve te mëdha, si Kuvendi i Vlorës dhe Kongresi i Lushnjes. Sidoqofte, edhe evokimi i tyre ne tekst ka vlera te mëdha, veçanërisht për të pasqyruar te vërtetat historike dhe për te nxjerre konkluzionet e duhura edhe per kete periudhe. Midis tyre ka patur njerez te pundes, idealistë komuniste, te cilet besonin vertet ne krijimin e nje rendi te drejtë shoqeror. Por, zeri i perfaqesimit te tyre mbetej formal. Sidoqofte, kjo periudhe ka nevoje per trajtim e per analiza te paanshme historike e politike. Se fundi, do te thosha se punimi nuk ruan vetem vlera rajonale, pra, te lidhura me qytetin e Vlores. Ai eshte nje punim me vlera te mirefillta kombetare. Kjo sepse historia e Vlores eshte histori e gjithe Shqiperise”, theksoi historiani Gjyli.
Ceremoninë e përshëndeti edhe deputeti dhe kryetari i PD-së Vlorë Ardian Kollozi, ndërkohë që më pas, drejtori i Muzeve të Vlorës Skënder Spahiu referoi kumtesën me temë “Përfaqësuesit e popullit 1912-39”, kurse studiuesi Enver Memisha, autor i disa librave publicistikë, trajtoi temën: “Libri i dashurisë për Vlorën”.