E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Dedja: “Jam pjesë e partisë më të re, PS 91”



Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Taulant Dedja, deklaron mbështetjen dhe bashkimin e tij me partinë më të re të së majtës, PS 91. Edhe pse aktualisht Dedja gjendet në SHBA, ku po kryen studime, ai deklaron se është pjesë mbështetëse e kësaj lëvizjeje politike. “Mbështes dhe jam pjesë e lëvizjes politike ‘PS ‘91’. Angazhimi me studime jashtë shtetit më mban larg nga aksioni politik në këtë kohë me këtë subjekt. Nga kontaktet që kam pasur katoi ditë, mund të them pa rezerva se janë të shumtë ata që pritet t’i bashkohen kësaj partie, edhe nga Grupi Parlamentar socialist. Kjo ishte një lëvizje e paralajmëruar prej kohësh. Që në kongresin e vitit 2006, kur u rrëzua me pushtetin e kryetarit platforma për rishikimin statutit dhe lejimin e mendimit ndryshe të institucionalizuar në PS, unë isha i pari që hodha idenë e rikrijimit të Partisë Socialiste. Më vjen mirë që disa prej atyre që kundërshtuan fraksionet në PS në atë kohë, sot i cilësojnë fraksionet si shpëtim i ndarjes së PS-së. Që në atë kohë u vunë re tiparet uzurpative mbi forumet e PS-së të kryetarit të saj, Edi Rama”, - tha deputeti Taulant Dedja.

26 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›