E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj prezanton G99-n në qytetin e Shkodrës



G99-a vazhdoi serinë e prezantimeve publike në qendrat kryesore urbane të vendit me një takim me qytetarët dhe studentët e Shkodrës. Gjatë këtij takimi intelektualë dhe të rinj patën mundësinë të pyesnin rreth frymës dhe programit të G99-s dhe folën për nevojën e ringjalljes së shpresës dhe të besimit te strukturat e shtetit. Veliaj tha se zgjedhjet e 2009-s janë shumë të rëndësishme, pasi do të shënojnë shkëputjen e politikës nga mosmbajtja e premtimeve elektorale. Ai i ftoi të gjithë të rinjtë dhe qytetarët që të angazhohen në mënyrë që fatet e qytetit dhe të vendit të menaxhohen nga njerëz të aftë dhe të angazhuar për të kontribuar publikisht. Veliaj e kritikoi maxhorancën aktuale duke thënë se në Shkodër ajo ka shfrytëzuar historikun e dhimbshëm të persekutimit pa dhënë asnjë investim për të çuar përpara qytetin. Kreu i G99-s tha se qeveria “Berisha”, me sjelljen e saj, ka shkatërruar atë kauzë, e cila e solli në pushtet kauzën e antikorrupsionit. "Shkodra është qyteti më i persekutuar në historinë e çdo sistemi politik shqiptar. Jo vetëm gjatë komunizmit, por dhe në 18 vitet e tranzicionit këtu ka pasur vetëm braktisje dhe retorikë. Ky qytet është porta veriore tokësore e Shqipërisë me Europën, por këtu nuk ka një rrugë kufitare të
standardeve europiane”, - tha ai.

26 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›