Haxhinasto niset në Maqedoni, vizitë dy ditore

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto
TIRANE- Numri dy i qeverise, njeheresh Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset sot per nje vizitë zyrtare dy ditore ne Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Sipas njoftimit te ministrise, në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë,. Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe me Zv.Kryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, Teuta Arifi.
Gjithashtu, Ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.
Vizita ne Maqedoni vjen ne vazhden e incidenteve te ndodhura atje, ndaj nxenesve shqiptare, djegies se flamurit tone dhe rasteve te racizmit antishqiptar, qe nga ministria jone dhe pala maqedonase jane konsideruar raste sporadike.