E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, mbërrin në atdhe komandoja Peci

Aleksandër Peci, komandoja i plagosur në Afganistan

TIRANË- Mberriti ne atdhe ne gjendje te mire shendetesore, Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt, dite kur humbi jeten ne te njejten perplasje Deshmori i Atdheut, Feti Vogli.

Peci, zbriti ne aeroportin e  ‘Nënë Tereza’ ne Rinas, mengjesin e sotem, rreth orës 9:25.  Ai qendroi ne spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit, ne Gjermani, ku iu nenshtrua nderhyrjes pas plageve te marra.

Ne Rinas ai eshte pritur nga familjarë dhe të afërm të tij, nderkohe qe kane qene te pranishem edhe krerë të Forcave tona të Armatosura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›