Mblidhet grupi Parlamentar i PD-së, përplasje mes Alibeajt dhe Berishës

Kryetari i grupit Parlamentarë të PD-së Enkelejd Alibeaj ka thirrur të martën mbledhjen e grupin parlamentarë të PD-së në selinë e PD.
Para nisjes së mbledhjes, Alibeaj tha për mediet se qëllimi i kësaj mbledhje është bashkimi i demokratëve.
“Jemi në një mbledhje dhe besoj se synimin e vetëm që ka është bashkimi demokratëve dhe e ardhmja e Partisë Demokratike”, tha ai.
Por duket se mbledhja e grupit parlamentar ka marrë tjetër drejtim, pasi në të merrnin pjesë e deputetë që bëjnë pjesë në grupin e rithemelimit të PD.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, kërkoi largimin e Enkelejd Alibeajt si
kryetar i grupit parlamentar të PD.
Në mbledhjen e këtij grupi, Berisha tha se ka bërë gjyq kundër partisë.
“Ke bërë padi ndaj PD-së në gjykatë pa asnjë tagër. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar,” tha Berisha, duke shtuar se edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim po bën presin ndaj gjykatës.
“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama,” tha Berisha.
Nga ana tjetër, Alibeaj ka deklaruar prerazi se nuk do të tërhiqet nga detyra si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ndërsa vendimin e gjyqtarit Zhukri e ka cilësuar si të paligjshëm, duke besuar se Apeli do ta zhbëjë atë.
Pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të regjistruar statutin e Berishës, komisioni i Rithemelimit ka marrë drejtimin e selisë blu, ndërsa Enkelejd Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim. Komisioni i Rithemelimit thotë se ky ankimin është i pavlefshëm, pasi nënkryetarët dhe kryetari i PD-së janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.