E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Italia së shpejti me legjislacion për dhënien e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në takim Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se dy vendet tona i lidh një miqësi e hershme dhe e fortë dhe se Italia është avokatja e integrimit evropian të Shqipërisë.

Po ashtu edhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fico, vuri në dukje se midis Shqipërisë dhe Italisë ekziston një bashkëpunim i ngushtë, si dhe njoftoi se Dhoma e Deputetëve po punon për hartimin e legjislacionit për dhënien e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve në Itali, pas përfundimit të ciklit të shkollimit.

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Fico theksuan gjithashtu se të dy vendet kanë dënuar agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Po ashtu Nikolla dhe Fico nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve që parashikon mbështetjen e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, për vendimmarrje të përbashkëta, shkëmbime periodike të funksionarëve, ndërmarrjen e nismave të përbashkëta  për procedurat e përafrimit e harmonizimit me legjislacionin e BE-së etj./rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›