E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, kryeministri Rama: Kemi marrë komplimenta

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Gjermani është pyetur nga gazetarët për njohjen e patentave shqiptare. Kryeministri deklaroi se njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.

 “Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri. Dikur ishte shumë skeptike. Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën. Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern. Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.” tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›