E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja ne krye te Partise Demokratike

Me rastin e zgjedhjes si Kryetar i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka marrë mesazhe urimi nga një sërë personalitetesh të jetës politike te Kosoves dhe Maqedonise dhe Malit te Zi. Basha ka marrë mesazh urimi nga Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi i cili vlereson se nen drejtimin e tij PD-ja do të luajë rolin adekuat në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Shqipëria. Ndërsa ne mesazhin e Kryetarit te LDK-se Isa Mustafa, thuhet se “Jemi të bindur se, gjatë mandatit Tuaj, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë do ta vazhdojnë traditën e bashkëpunimit të ngushtë në mes vete, e cila është trasuar nga drejtuesit tanë historikë, Presidenti Rugova dhe Kryeministri Berisha”. Ndersa ne mesazhin e tij kryetari i BDI Ali Ahmeti shkruan se “jam i sigurt që ju do të vazhdoni rrugën e shtruar në këto vite me aq shumë përkushtim dhe mundim, për të mirën e të gjithë shqiptarëve”. Mesazhe te tjera urimi kreu i ri i PD Lulzim Basha ka marre edhe nga kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, zoti Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, si edhe nga Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe Kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›