E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti gjerman Kieseweter Gjermania mbeshtet integrimin e Shqiperise

“Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë”, kështu është shprehur deputeti i Bundestagut gjerman Kieseweter pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në kryesinë e kuvendit, duke theksuar në të njëjtën kohë se “ hendeku mes partive duhet të kalohet, pasi zhvillimi i reformave është shumë I rëndësishëm”.

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli tha pas takimit se deputeti gjerman Kieseweter ka qënë një mbështetje për Shqipërinë dhe si rrjedhim ky takim sipas saj është mjaft I rëndësishëm duke vecuar faktin se investimet gjermane janë rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe se Gjermania e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë. ( VIJON )

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›